Bajram Begaj, një President i gjithë shqiptarëve!

Ishte një kënaqësi e madhe bashkëbisedimi i Presidentit të Shqipërisë me komunitetin shqiptar në Austrinë e Sipërme, në Linz.


Nga Gazmend Freitag
Piktor, Linz – Austri

I ftuar nga Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, njëherësh edhe piktor i njohur në rrethet artistike të Vjenës dhe Shqipërisë, e prita me shumë kënaqësi bashkëbisedimin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, me komunitetin shqiptar në Austrinë e Sipërme, që u zhvillua në Muzeun “Lentos”, pikërisht në Linz të Austrisë, qytetin edhe ku unë banoj.

Mediat austriake e pasqyruan në detaje dhe me dashamirësi vizitën e Begajt, e para historike e një Presidenti në Bashkinë e Linz dhe takimin me kryebashkiakun Ditmar Prammer.

Takimi ishte shumë entuziast dhe i ngrohtë.

Gjatë fjalës së shkurtër time, vlerësova kontributin e Presidentit Begaj, si një president i gjithë shqiptarëve, por edhe të ambasadorit Velaj në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Austrisë.

Gjatë bashkëbisedimin të tij, Presidenti Begaj më impresionoi me personalitetin e tij, mendimet filozofike dhe dashurinë e tij për komunitetin tonë shqiptar në qytetin e Linzit.

Presidenti Begaj njihet për dashamirësinë e tij ndaj artit, duke vizituar shpesh ekspozita të ndryshme dhe duke organizuar të tilla edhe në Presidencën e Shqipërisë.

Presidenti Begaj dëshmoi se është Presidenti i gjithë shqiptarëve!

0

Ku Arti takon Kaosin!

Artisti plëngprishës shpesh përdor kontradikta dhe paradokse që sfidojnë pritshmëritë e shikuesit dhe krijojnë një tension

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.