Vangjel Gjikondi, piktori që ka pushtuar muzetë e botës!
Piktori Gjikondi dallohet për stilin e tij të veçantë, koloritin dinamik, penelatat “alla prima”, siç i quajnë artistët.
Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com
Për 10nvjet me radhë – nga viti 1983 deri në 1993 – Vangjel Gjikondi ka qenë piktor kostumesh i filmave shqiptarë të prodhuar nga Kinostudio, me nje një krijimtari të bollshme me filmat.
“Kinostudio ka qenë si një Hollivud i fshehtë për Shqipërinë”, është shprehur Gjikondi gjatë një interviste për gazetën “Sot”.
Piktori Gjikondi dallohet për stilin e tij të veçantë, koloritin dinamik, penelatat “alla prima”, siç i quajnë artistët.
Të katër stinët janë të pranishme në punët e tij, të cilat ndodhen në Galerine Kombëtare të Arteve, koleksione private, por dhe muze ndërkombëtarë kudo në botë.