“Zaya”, piktori dibran pjesë e koleksionistëve me famë në SHBA, Francë dhe Angli

Veprat e Zaim Elezit çmohen për realizmin impresiv dhe ftues, si dhe për mjeshtrinë e realizimit.


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

Zaim Elezi i lindur në Dibër në vitin 1958. Në vitin 1983 mbaron studimet e larta në akademinë e arteve, Tiranë. Zaim Elezi ka punuar si piktor filmi në TVSH, skenograf i teatrit profesionist Peshkopi, mësues në shkollën e mesme artistike Peshkopi; drejtor artistik në sh.p.k. “Pekomeri”, studion e artit “Zaya”, etj.

Ka marrë pjesë në ekspozitat kolektive të mbajtura në Peshkopi e Tiranë që nga viti 1984-1990; ekspozita kolektive në Prishtinë (1999), Annemasse-Francë (2004), ekspozitë me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Tiranë e Prishtinë (2005), etj. Në vitin 2004 ka hapur një ekspozitë personale në OBT, Gjenevë, Zvicër.

Shumë prej pikturave të tij janë pjesë e koleksionistëve me famë në Francë, Kanada, Angli, Zvicër, Amerikë.

Gjithashtu, shumë dashamirës të pikturës në Shqipëri mbajnë në koleksionet e tyre piktura të firmosura “Zaya”.

Veprat e tij u çmuan për realizmin impresiv e ftues dhe për mjeshtrinë e realizimit.

 

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.