“Guernica”, piktura madhështore e Pablo Picasso, që u frymëzua nga bombardimete e aviacionit gjerman

Guernica, e punuar në Paris në vitin 1937, konsiderohet si një nga pikturat më të rëndësishme të piktorit Pablo Picasso


Nga Eduard Dervishaj

Guernica, e punuar në Paris në vitin 1937, konsiderohet si një nga pikturat më të rëndësishme të karrierës së piktorit Pablo Picasso si dhe të shekullit të 20-të, si për karakterin politik ashtu edhe për stilin e saj, një përzierje elementesh kubiste dhe ekspresioniste që e bëjnë atë unike.

Picasso e quajti: Guernica, këtë pikturë madhështore, mbas bombardimeve të kryera nga aviacioni gjerman në qytetin bask me të njëjtin emër. Artisti e mori lajmin përmes fotografive dramatike të publikuara, ndër të tjera, nga gazeta franceze “L’Humanité”.

Ai e konceptoi veprën si një poster gjigant, për të rritur kategorinë dhe shumëfishuar dukshmërinë e saj në Evropë, duke e kthyer atë në një simbol kundër mizorisë fashiste të luftës civile spanjolle si dhe një parandjenjë e asaj që do të ndodhte në Luftën e Dytë Botërore. Për këtë arësye, jo pak here, përdoret në manifestimet kundra luftës edhe në ditët e sotme.

Eduard Dervishaj

 

Tregojnë se një oficer i Gestapos ishte informuar se një artist fshihte në ateliene e tij në Paris anëtarë të rezistencës. Kur shkoi per ta kontrolluar nuk gjeti askënd të fshehur aty, vetëm Pablo Picasson duke punuar dhe mbasi pa një riprodhim të Guernicës, e pyeti me ton kërcënues:

– “Ju e keni bërë këtë?”
– Pikaso u përgjigj: “Jo, e keni bëre ju”.

Pablo Picasso (Pablo Ruiz Picasso), piktor dhe skulptor spanjoll
Málaga (Spanje) 1881 – Mougins (France), 1973
“Guernica”
Teknika: Vaj në kanavacë
Piktura është e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Artit “Reina Sofía”, Madrid.

Literatura: Guernica
Muzeu Kombëtar i Artit “Reina Sofía”, Madrid

Instalacioni “Foleza”, simbol i harmonisë mes natyrës dhe zhvillimit urban

Instalacioni artistik “Foleza” është realizuar nga artisti Vasil Dhiamandi, Krisiko Studio dhe Dhimandi Studio.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.