Steve Cohen, hebreu me koleksion arti një miliard dollarë
Me 19.8miliardë USD (21 janar 2024) është njeriu i 38-të më i pasur në SHBA dhe i 95-ti në Botë
Me 19.8 miliardë dollarë (sot, 21 janar 2024, sipas revistës “Forbes”), amerikano-hebreu Steve A. Cohen, renditet si njeriu i 38-të më i pasur në SHBA dhe i 94-t në Botë, por ajo që e bën më të veçantë, babain e shtatë fëmijëve nga dy martesa, është jo vetëm fakti që ai konsiderohet si menaxheri i tretë që fiton më shmë nga administrimi i fondeve “hedge”, por edhe se ka një koleksion arti që kushton të paktën një miliard dollarë, ku midis të tjera ka vepra të Pablo Pikasos.
Themelues i Point72 Asset Management, një zyrë familjare që administron 11 miliard dollarë, ai konsiderohet se ka krijuar me kompaninë e tij, SAC Capital, një prej fondeve hedge më të sukseseshëm në botë. Ai ka një rrogë prej 1.5 miliardë dollarësh në vit.
Cohen, sot 66 vjeç, u rrit në një familje hebreje në Great Neck, New York, ndërsa babai i tij ishte një prodhues veshjesh, nëna ishte një mësuese pianoje part-time.
I pasionuar pas pokerit kur ishte student, ku shpesh ai vinte në lojë paratë e tij, ai mësoi si të “merrte përsipër rreziqet’, siç thotë edhe ai vetë. I diplomuar në ekonomi, në Universitetin e Pensilvanisë, teksa vazhdonte shkollën hapi një llogari brokerazhi me vetëm 1 mijë dollarë.
Pas diplomimit, Cohen shkoi në Wall Street si një tregtar i ri stoqesh në Gruntal & Co në vitin 1978, ku ai menaxhoi një portofol prej 75 milionë dollarësh dhe gjashtë tregtarë.
Në ditën e parë të punës te Gruntal & Co., ai bëri një fitim prej rreth 8000 mijë dollarësh, ndërkohë që më pas arrinte të bënte edhe 100 mijë dollarë fitime në ditë.
Në vitin 1992, Cohen nisi me kompaninë e tij, S.A.C. Capital Advisors, ku vendosi 20 milionë dollarë nga xhepi i tij. Në vitin 2009, firma menaxhonte 14 miliardë dollarë në “equity” (likuditete.)
Me një shtëpi 3300 m2 të ndërtuar në një sipërfaqe prej 57.000 m2, në Greenwich, Connecticut, Cohen, i cili zotëron 7% të motorit të kërkimit, Baidu (Google kinez), njihet si një filantropist i madh, sidomos në fushën e mjekësisë, boll të kujtojmë se ai ka dhënë 55 milionë dollarë spitaleve Long Island Jewish Medical and the North Shore University Hospital.
Shuma në total e donacioneve të tij kapin disa qindra miliona dollarë, ku donacioni i fundit, ai vitit 2016 ishte 275 milionë dollarë për qendrat e shëndetit mendor për veteranët dhe familjet e tyre në të gjithë Amerikën.
Steven Cohen e nisi pasionin e tij për koleksionimin e veprave të artit në vitin 2000 dhe deri tani një koleksion privat që i kalon 1 miliard dollarët, duke qenë një nga “Top 10” koleksionuesit më të mëdhenj privat të artit.
Ai ka blerë për 150 milionë dollarë veprën e Pikasos “Le Reve” nga moguli i kazinove, Steve Wynn në vitin 2012.