Një simbol antik për Vjosën si “Park Kombetar” i ri!

Skulptura e lumit AOS- Vjosa, e realizuar në gur të bardhë, i përket shek. III para Krishtit


Nga Akad. Vasil S. Tole

Lajmi për shpalljen e Lumit Vjosa si “Park Kombëtar” në mbrojtje të shtetit është një lajm i mirêpritur.

Per ta identifikuar këtë realitet të ri të zonave të mbrojtura në Shqipëri, si shenjë kujtese (si skulpturë qe mund të vendoset ne qytetet qe lag Vjosa, në tabela orientuese, shkresa, postera, ftesa e gjithshka tjetër), do të sillja në vëmendje të vendimarrësve imazhin e skulpturës se lumit AOS- Vjosa, e realizuar në gur të bardhë, 49 cm e lartë, 70 cm e gjerë.

Ajo i përket shek. III para Krishtit, e zbuluar në Parkun Kombëtar të Apolonisë, në rrjedhën e poshtme të Vjosës. Paraqitja antropomorfe e Vjosës tregon se ky lumë mitik ka qenë i begatë dhe luginat pranë tij, pjellore.

Parku Kombëtar i Vjosës ka nevoje për një simbol identifikues dhe çmoj se skulptura e lumit që sot gjendet e dkspozuar në Muzeun Kombëtar, me vjetërsinë, madhështinë dhe vlerat artistike që mbart i plotëson kushtet për të qenë simboli i Parkut Kombëtar të Vjosës!

#aos
#vjosaparkombetar

? Një simbol antik për Vjosën si “Park Kombetar” i ri!

▪︎ Lajmi për shpalljen e Lumit Vjosa si …

Posted by Vasil Sofokli Tole on Thursday, March 16, 2023

Lexo më shumë nga

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.