“ROL & EDA”, fotografët shqiptarë të famshëm në Greqi

Rolandi nga Vlora, Eda nga Lushnja. Të dy jetojnë në Athinë


Rolandi i lindur në Vlorë në 12 Gusht 1966, dallohet si fëmijë inteligjent dhe me fantazi që në vitet e shkollës 8-vjeçare me një pjesëmarrje aktive në aktivitetet e ndryshme kulturo-artistike.

Fantazia e tij nxorri në pah shpirtin e konstruktorit dhe si fëmijë projektonte dhe realizonte me mjete rrethanore konstruksione të ndryshme duke veçuar një cikël makinash konstruktive në miniaturë prej alumini, aparate projektimi filmash si dhe një teatër kukullash për fëmijë ku jepte shfaqet e tij për bashkëmoshatarët e lagjes. Shpirti i konstruktorit bëri të mundur ralizimin e biçikletës së vetme shqiptare krejtësisht prej çeliku inox duke përdorur mbetjet teknologjike.

Në vitin 1990 diplomohet si Oficer i Forcave të Armatosura Shqiptare në specialitetin e kimisë, por liberalizimi i ekonomisë i dha mundësinë për hapjen e një aktiviteti privat të laboratorit art galery (projektuar dhe ndërtuar nga vetë Rolandi me një kombinim të teknologjisë moderne të ndërtimit dhe ritmet klasike Art Deco). Në 1993 udhëtoi drej Athinës për tu njohur me kulturën evropiane dhe filloi punë në ndërmarrjen më të madhe në Greqi në fushën e dekorit të ndërtesave neoklasike. Duart dhe mëndja e tij kanë lënë gjurmë në ndërtesat më në zë në Greqi (muze, hotele, kazino, vila). Këtë eksperiencë të fituar donte ta konkretizonte në Shqipëri, por ngjarjet e 97-tës e lanë pas disa vjet për tu kthyer në 2004 në Vlorë për realizimin e ëndrrës së tij në dekorin e ndërtesave me ritme neoklasike mbështetur në linjat shqiptare. 2006 e gjeti përsëri në Athinë ku njihet me Edën dhe pasioni i tyre për fotografinë i bëri të pandarë.

Eda Mollaj lindur në 12 Qershor 1972 në Lushnje, pas mbarimit të shkollës së mesme ushtron pasionin në qepje dhe dizajn për veshje. Ngjarjet e 97-tës edhe Edën e sollën në Greqi. Athina përveç pasionit të stilimit të veshjeve i zbuloi një tjetër pasion, fotografinë. Ulur në shkëmbinjtë e bregdetit të Pireut Eda krahasonte perëndimet e diellit mbi det me ato të Vlorës dhe aty do të fillonte fotografimet e saj të para. Mbas njohjes me Rolandin, koleksioni i perëndimeve të diellit do pasurohej nga vënde të ndryshme të botës duke ngacmuar ndjenjat e tyre ambientaliste se ky planet është shtëpia jonë e përbashkët pa kufij, që pasqyrohen edhe në punët e tyre fotografike nga milingonat deri te trupat qiellorë. Veç bukurive të natyrës, objekt i shkrepjeve të tyre u bënë njerëzit pa dallim kombësie, race, besimi fetar, formimi apo niveli ekonomik.

Fokusimi më i dashur për ta janë njerëzit në rrugë aty ku rreh pulsi i jetës së një qyteti me të përditshmen e së vërtetës. Ndjeshmëria femërore e bën Edën të fokusojë më tepër në jetën e emigrantëve dhe të njerëzve të thjeshtë. Gjithashtu për promovimin e vlerave historike, traditës, turizmit dhe bukurive natyrore të vendit të tyre, nëpërmjet fotografisë ata bëhen vetë objekt i punës së tyre për ciklin “Eagles Dance” ose Eda si muza e shkrepjeve të Rolandit. Autodidaktë, këmbëngulës, me pasion dhe dashuri për artin e tyre fotografinë ata janë shumë të ndjeshëm edhe për çështjet ambientaliste duke mos mbajtur makinë po biçikleta, fanatikë të riciklimit duke e kthyer atë në art. Janë të shumta kuadrot kolazh, mozaik, skulptura dhe mobilje prodhuar krejtësisht me materiale ricikluese vepra të vërteta artistike të një niveli të lartë që i bën unikal në botë.

Vazhdimisht në kërkim të së bukurës parë nga këndvështrimi i tyre i veçantë çifti “ROL and EDA photography” janë premtues për të na sjellë atë që jo të gjithë e shikojnë. Për punën e tyre çifti “ROL and EDA photography” janë vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare në shtete të ndryshme të botës në disa gjini të fotografisë.

#HistoriSuksesi? #KrenariShqiptare✨

Marrë nga postimi në Facebook i Ambasadës Shqiptare në Greqi

Lexo më shumë nga

Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla” sjell në Tiranë 256 artistë nga 54 vende

Dy ekspozita në edicionin e tretë të Bienales: “Të bashkëjetosh në një botë digjitale” & “Portreti i Dritan Abazovic”.

15 vjet
“DKullolli Art – Studio”!

Në 2009 ishte një projekt ambicioz. Sot, në vitin 2024 është një dyqan prestigjioz i materialeve të artit në Shqipëri.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.