Abduharrim Buza, artisti që pikturoi nudon e parë në Shqipëri
Abdurrahim Buza mund të konsiderohet një Henri Matisse shqiptar.
Nga Saimir Z. Kadiu, enciklopedist
Abdurrahim Buza (22 dhjetor 1905 – 7 nëntor 1986) mund të konsiderohet një Henri Matisse shqiptar.
Autor i veprave cilesore si “Refugjatët”, “Malësori”, “Vajza gjakovare”, “Dasma gjakovare”, “Lojërat popullore”, “Azem Galica dhe luftëtarët” e shume te tjera.
E gjithe vepra e Buzes eshte nje shpalosje artistike e nivelit te larte te dramës dhe përpjekjeve mbinjerëzore per mbijetese te kombit shqiptar.
Ne vepren e tij spikat dekorativiteti, simbolika dhe koloriti i veçantë.
Abdurrahim Buza mbetet nje piktor modern, i pangjashëm, i pakrahasueshëm shqiptar i shek. XX dhe ajo çka është më e rëndësishmja pikturoi në këtë formë nën hundën e madhe të komunizmit, falë kjo zgjuarësisë e talentit të tij.
Është piktori i parë që pikturoi nudon e parë nga natyra në Shqipëri.
Ai na ka lënë një fond të pasur me rreth 500 piktura dhe mijëra vizatime.
Arkiva e veprave të tij ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe në Muzeun Buza, në Tiranë.