Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.


Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com

“Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim! E meriton!”

Qysh në momentin e parë kur, Yuri Kim u betua si Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, më 9 janar 2020, ajo ra në “dashuri” me “Vendin e Shqiponjave“. Një dashuri që e tregoi vazhdimisht, duke fituar zemrat e shqiptarëve, nga zyrtarët e lartë dhe deri te njerëzit e thjeshtë.

Menjëherë pas dorëzimit të Letrave Kredenciale te Presidenti i Republikës (Ilir Meta) dhe takimet e kortezisë me Kryeministrin (Edi Rama) dhe Kryetarin e Kuvendit (Gramoz Ruci), kryediplomatja amerikane nisi “procesin e shqiptarizimit të saj“.

Një vizitë me rastin e Ditës Botërore të Kryqit të kuq, një aktivitet me fëmijët e organizuar nga UNICEF dhe një leksion vizatimi për nxënësit, ishte impakti i parë i Yuri Kim me “Shqipërinë sociale”.

Kim e kishte të qartë. Si një diplomate dhe për më tepër kryediplomate e shtetit më të fuqishëm të botës, se njohja e realitetit të një vendi nuk fillon e mbaron te zyrat burokratike, por te jeta e përditshme dhe ndarja e mendimeve me qyterarët e thjeshtë.

“Të dashur miq shqiptarë , le të  lidhemi. Kjo është  llogaria ime zyrtare në  Twitter. Shihemi së  shpejti!”, shkruante ambasadorja Yuri Kim.

Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com

 

Kim e njihte mirë fuqinë e komunikimit përmes rrjeteve sociale: Facebook, Twitter dhe Instagram, apo bashkëbisedimet online përmes platformës “Zoom”, nga ku merrte mesazhe të drejtpërdrejta dhe ndoshta edhe të ndryshme nga takimet e ftohta zyrtare.

Një vizitë në spital, një tjetër në një anije ushtarake apo një fjalim te Memoriali i Tiranës kushtuar shpëtimit të hebrenjve ne Shqipëri, një investim i ambasadës së SHBA-ve.

Kim – ashtu si edhe ambasadarët e tjerë amerikanë para saj, Uidhers, Arvizu apo Lu – ndihet shumë komode në kryeqytetin shqiptar. Ndjen dashurinë e shqiptarëve për të. Eshtë e qeshur. E mirëpritur: në Tiranë apo në Vlorë.

Përshtypjet e saj janë jashtëzakonshme, mesazhet që shkruan janë të bukura.

Aksionet me karakter social i japin mundësinë të japë mesazhe edhe të koduara, teksa mbledh mbeturinat buzë detit, apo pastron diku tjetër.

Ambasadorja Yuri Kim ka treguar respektin e saj maksimal, duke nderuar viktimat e komunizmit. Ajo ka vizituar burgun e Spaçit, kampin famëkeq të Tepelenës apo memorialin kushtuar viktimave të ekzekutuar në ish-kënetën e Maliqit.

Ambasadorja Yuri Kim shpërndan ndihmat amerikane, dhuruar Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Muzika shqiptare e interpretuar nga talentet e rinj shqiptare e ka tërhequr gjithmonë, por edhe një shëtitje me anije i dhuron një kënaqësi të veçantë, apo një vizitë në platancionin e mandarinave në Xarrë të Delvinës.

Jeta e lirshme shqiptare e ka bërë për vete. Eshtë një ambasadore që nuk ka turp, edhe të tërheqë litarin për të nxjerrë gomat nga Lumi i Osumit në Berat, në shoqërinë e burrave, apo edhe të mbledhë ullinj me fermerët në fshatra.

Historia e Shqipërisë, hartat e vjetra, vizita në Bibliotekën Kombëtare i japin kënaqësi të veçantë.

Merr pjesë në aktivitete me karakter social, për promovimin e luftës kundër kancerit të gjirit, të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Muajit për Ndërgjegjësimin mbi Kancerin e Gjirit, apo të dhurojë gjak.

Takimet me njerëzit e thjeshtë dhe të rastësishëm janë shndërruar në një rutinë të përhershme për ambasadoren amerikane, nga ku merr edhe përshtypjet e saj.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është krenare që mbështet Festivalin e 17-të Vjetor Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri (IHRFFA) me shfaqjen e filmit “Selma”. Filmi është një rrëfim i fushatës së Dr. Martin Luther King Jr. për barazi – veçanërisht të drejtat e votës – duke organizuar një marshim paqësor nga Selma në Montgomery, Alabama.

Yuri Kim u angazhua personalisht në mikpritjen e refugjatëve afganë të ardhur në Shqipëri, pas ardhjes në pushtet të talebanëve, duke treguar një tjetër anë të shkëlqyer të saj.

Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me të Dërguarit e Sportit Amerikan, basketbollistja profesioniste amerikane Kirby Burkholder dhe legjenda e NBA-së Sam Perkins u takuan  me 60 vajza pjesëmarrëse në programin e basketbollit “Her World, Her Rules – Bota e saj, Rregullat e saj”. Programi mbledh së bashku vajza shqiptare në të gjithë vendin, për të promovuar basketbollin dhe fuqizimin e vajzave. Vajzat dëgjuan mesazhe frymëzuese edhe nga sportistja olimpike shqiptare dhe kampionia europiane Luiza Gega, basketbollistet e Kombëtares Migena Plasa dhe Gera Bujari.

Shijet e mrekullueshme të kuzhinës shqiptare dhe amerikane u ndërthurën së bashku teksa kuzhinierja e ftuar amerikane Tiffany Derry përgatiti një darkë së bashku me kuzhinierët shqiptarë Sokol Prenga, Gezim Musliaka dhe Armond Kikino. Kim iu bashkua shefave të kuzhinës, pronarëve të agrobiznesit dhe mbështetësve të ushqimit dhe verës shqiptare për të shijuar darkën dhe për të diskutuar sesi ushqimi mund të fuqizojë komunitetet.

“Kur një shqiptar apo shqiptare të jep fjalën, mund të mbështetesh tek ajo fjalë pa asnjë dyshim. “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.” Por unë dua që më shumë njerëz, amerikanë në veçanti, të dëgjojnë se si disa banorë të një fshati shqiptar ndihmuan 30 infermiere dhe mjekë amerikanë në vitin 1943 kur avioni i tyre ra në Shqipërinë e kontrolluar nga nazistët. Ç’episod dramatik! Pavarësisht rrezikut për jetët e tyre, fshatarë të Belshit, zona ku avioni u rrëzua, i fshehën amerikanët, duke i çuar nga shtëpia në shtëpi, në mënyrë që ata të mund të arratiseshin. Ishte një nder të vizitoja shtëpinë e familjes Zena dje në Merhoje, Belsh dhe të degjoja prej Mehmetit se si babai, Dane dhe gjyshi, Maksut i strehuan amerikanët për një muaj. Madje, familja e tyre theri një viç për të ushqyer mysafirët. Falë njerëzve si familja Zena, amerikanët mundën të dilnin të gjallë. Zoti e bekoftë popullin shqiptar për kodin e nderit dhe mikpritjes. Ne ju jemi mirënjohës përgjithmonë.”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Ambasadorja Yuri Kim e pëlqen muzikën, qoftë kjo amerikane apo shqiptare. Po, a di të këndojë ajo? Apo e tërheq më shumë robotika?

Si një kryediplomate amerikane, ajo e njeh shumë mirë harmoninë fetare në Shqipëri dhe i ka respektuar të gjitha besimet në vend.

Ambasadorja amerikane është shumë aktive në jetën sociale në vend. Merr pjesë dhe jep mesazhe të rëndësishme.

“Një grua e mençur nuk dëshiron të jetë armike e askujt; një grua e mençur nuk pranon të jetë viktimë e askujt”, shkruan poetja amerikane Maya Angelou.

Faleminderit Ambasadore Yuri Kim!

———-
Tiranë, 26 prill 2023

# Ky shkrim është pjesë e tretë e një seriali prej pesë portetesh kushtuar ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.