Rama: 200 mijë turistë e vizituan Gjirokastrën në 2022

Kryeministri: Sa herë vjen në Gjirokastër shikon gjëra të reja


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim falënderues me qytetarët e Gjirokastrës, ku theksoi se, “vitin e 2022 e kemi mbyllur me 200 mijë turistë”.

“Në 2013 e gjetëm me 6 mijë turistë e vizitorë dhe besoj që janë dy shifra që tregojnë gjithçka për çfarë është bërë”, tha rama.

“Sa herë vjen në Gjirokastër shikon gjëra të reja. Kur e nisëm rilindjen urbane kishte një hotel e gjysmë, sot janë mbi 250 dyer të hapura, të cilave iu shtohen edhe dyer që janë hapur në bashkitë e tjera deri në Tepelenë. Tepelena ishte një vend ku të gjithë donin të iknin dhe ku ata që ktheheshin ktheheshin për ndonjë vaki ose për dasëm për të marrë nusen e për të ikur prapë”, tha Rama.

Sot, vijoi Rama, “realiteti është tjetër. Janë 40 milionë euro të investuara nga tepelenasit, emigrantë, të cilët po i rikthehen Tepelenës për të ndërtuar hotele, bujtina dhe diçka e paimagjinueshme, investime private në Tepelenë përtej investimeve që ne kemi bërë që i kanë hapur rrugë këtij zhvillimi:.

Rama foli edhe për Përmetin për të cilin tha se, është në transformim të vazhdueshëm.

Kryeministri Rama u shpreh se, “sot në mëngjes ishim për të qëndruar tek pazari dhe një lokal aty kërkonte një sanitare 60 mijë lekë të reja. Paga minimale e hoteleve të Gjirokastrës është domethënëse, po të kemi parasysh nga kemi nisur”.

“Ndërkohë, nuk është më krijimi i vendeve të punës, por është plotësimi i tyre me forca të reja pune sfida më e madhe. Me rritjen e pagave që kemi nisur po lëviz piramida e pagave në sektorin privat, sipërmarrësit po e kuptojnë që duhet të rrisin pagat nëse duan të marrin mbrapsht investimet e tyre se mund të gjenden pa forcë pune”.

“Është plotësisht e mundur që numrin e turistëve në Gjirokastër ta çojmë gjysmë milionë, që do të thotë ta rrisim numrin e turistëve në të gjitha zonat e qarkut përfshirë edhe Dropullin se këta grekët janë njerëz të mençur. E dëgjove ça tha? “Fituam këtu”, tha – “me Partinë Socialiste, fituam atje me Nea Demokracinë”. Domethënë këta gjithmonë dua të pijnë nga dy nëna edhe mirë e kanë. Dhe unë gjithmonë them që minoriteti nuk trajtohet mirë, nuk di gjë fare se ç’është e vërteta. Minoriteti jo vetëm trajtohet mirë po minoriteti pi nga dy nëna”, tha Rama.

Ndërkohë, vijoi Rama, që ata që janë shqiptarët, jo vetëm në pasaportë, por edhe në kombësi, ata një nënë kanë, kështu që mos u anko shumë dhe ato votat që more, i meriton, por ato vota që more nuk përkthehen në rrugën e Pogonit, përkthehen në radhë të parë në punën më të madhe që do bësh ti vetë për ata, pastaj rruga e Pogonit është pjesë e punës.

“Jo, se kam dhe një hall, se këta gjithë këto vota që marrin, mund t’i mendojnë si një arsye që të vijnë tek unë e të thonë shiko se dua këtë e dua atë. Jo mo, e para një herë , ju duhet të jepni shpirtin atje, pastaj ne do t’ju japim ça të mundemi që të mos na vdisni nga puna e madhe”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

“Nata me yje”, zjarri që ndez përjetimet e Vincent van Gogh

"The Starry Night" (Nata e Yjeve), e realizuar në vitin 1889, gjatë kohës kur Van Gogh qëndroi në një azil…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.