Maximiliano Bagnasco sjell Lionel Mesin në Tiranë
Piktori argjentinas është një emër i njohur në fushën e artit, ka rreth 300 mijë ndjekës nga e gjithë bota.
Nga Dash Frashëri, botues i DashArt.al
Ylli argjentinas i futbollit Lionel Mesi do të ketë një murale në Tiranë.
Muralja e kushtuar Mesit e cila do të realizohet nga artisti argjentinas me famë botërore ,Maximiliano Bagnasco.
“Leo Messi ngjitet në murin e konvikteve të reja të mjekësisë. Artisti që pikturoi Maradonën në Napoli, zgjedh Tiranën për Messin”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.
Muralja e Mesit do të jetë te godinat e reja të konvikteve tek Farmacia 10 në kryeqytet, ndërsa po tërheq çdo ditë kureshtjen e qytetarëve të shumtë që kalojnë aty.
Mesi cilësohet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Që nga viti 2011 Mesi është kapiten i ekipit kombëtar të Argjentinës, ndërsa aktualisht luan me “Paris Saint Germain”.
“Mural Fest Tirana” është një nga aktivitetet më të veçantë që zhvillohet në kryeqytet si nismë e Drejtorisē së Dekorit nga Bashkia e Tiranës dhe kuruar nga Shoqata Kulturore VIZart, e cila drejtohet nga piktori i njohur me famë ndërkombëtare, Helidon Haliti.
Vitet e fundit Tirana po i ofron qytetarëve dhe vizitorëve të huaj një pamje tjetër, ku fasadat e mureve në disa rrugë, janë zëvendësuar me murale, të cilat i kanë dhënë pamje tjetër kryeqytetit.
Maximiliano Bagnasco është një emër i njohur në fushën e artit, ndërsa ka dhe rreth 300 mijë ndjekës nga e gjithë bota.
Në Itali ai njihet për muralen gjigande me portretin e Maradonës në Napoli teksa pushtoi faqet e gjithë mediave ndërkombëtare.