Princi i mikrofonit, mendimit dhe fjalës së artë!

Të gjitha i ka. Sportist, pedagog, shkrimtar, transmetues dhe komentator, organizator, veprimtar i shquar


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

1 qershor 2023, 89 vjeç!

Kur vera zyrtarizon allafranka fillimin, është edhe një ditë e veçantë. Një zotni i madh, një burrë i çmuar, një njeri i rrallë është në ditën e lindjes.

Dhe ky i madh, i çmuar dhe i rrallë quhet ISMET BELLOVA. Kemi 17 vite diferencë, por komunikimi me të, miqësia me të, mirënjohja për të, janë në nivele sipërore.

Nuk është vetëm princi i mikrofonit, nëse titullin mbret do t’ia lemë ANTON MAZREKUT, por do të guxoj ta quaj edhe kryefamijarin epokal, të familjes së madhe të komentatorëve sportivë, shkollë e pandryshkur e gazetarisë.

Të gjitha i ka. Sportist, pedagog, shkrimtar, transmetues dhe komentator, organizator, veprimtar i shquar dhe peshë e rëndë e olimpizmit, masovik, frymëzues brezash etj. etj. Dhe të gjitha i ka, duke i shoqëruar gjithnjë nga pas me fjalën “I POPULLIT”.

ISMET BELLOVA! 89 vite jetë. Ne nxënësit e tij, që është edhe vëllai ynë i madh, gëzojmë së bashku me të. Gëzojmë për mikun tonë të madh, por edhe për idhullin tonë, ëndërrën tonë, për modelin që kërkonim ti ngjanim.

Po ta dorëzoj publikisht urimin tim, i miri, i arti si njeri dhe në mikrofon dhe në laps dhe në mendim, i madhi dhe i merituari ynë ISMET BELLOVA.

Kam qenë me fat që të njoha dhe aq më shumë pastaj, që të bëra mik të shtrenjtë, bashkëpunëtor të paharruar dhe kolegë, ku në lapsin dhe frymëzimet e mia, ke dhe ti pjesën tënde.

Jetë i çmuari ynë! Shëndet i madhi ynë! Respekt sa thellësia e detit që kam lindur, nxitësi ynë për punë të mbara!

Gjithnjë pranë nesh ISMET BELLOVA!

Me shumë përkushtim dhe detyrim shpirtëror
Bujar Qesja

Durrës: 1 qershor 2023

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.