Pse është i shkëlqyer murali “Lionel Mesi” i Maximiliano Bagnasco

Lionel Mesi në fasadën e pallatit do të na frymezojë për dinjitetin personal


Nga Akad. Artan Fuga

Sa here hyj ne Tirane me ngelen syte aty te periferiku, te Astiri te nje pllakat i vizatuar mbi nje fasade pallati. Djathtas, duket nga larg. Ide shume e mire e veprave te artit mbi fasada. Te vrasin syrin perndryshe hapesirat tullace me suva.

Nje burre dhe nje grua, kjo e fundit si hije, bashkuar me kembet e burrit deri te kofshet, qendruar drejt, dhe ne nje si perqafim, ne fakt nje zenie, ku burri qellon hijen e tij, ate qe e quan grua, me nje dhune te eger, tregon muskujt e shemtuar te forces mbi ate qe duhej ta kishte trajtuar me delikatese. Force barbare.

Ai pllakat me duket ne egersine e skenes qe paraqet si simbolika e cdo dhune, nje art provokativ, sic duhet, qe denoncon dhunen urbane ushtruar barbarisht nga me i forti, pergjithesisht idiot, pra dhunen ne familje, rruge, institucione, dhunen psiqike, dhunen e propagandes, kudo qe te shfaqet. Bravo denoncimit te dhunes barbare!

Por jeta ka edhe te tjera. Me gezoi shume miku im shume i vlerte, specialist i komunikimit, Denis Dedej, sepse me ftoi te shihja punen pasionante te piktorit Maximiliano Bagnasco, qe po pikturon te madhin Lionel Mesi te fasada e nje pallati aty te Farmacia 10, afer fakulteti te Mjekesise, te spitali, me permasa gjigande, me nje art urban te madherishem. Ide e shkelqyer kunder banalitetit dhe mediokritetit te asaj qe na shohin syte dhe degjojne veshet jo pak gjate dites.

Respekte pa dyshim edhe per kuratorin e festivalit Helidon Haliti per kete évent emancipues dhe qe zbukuron qytetin tone !

Piktori muralist argjentinas, Maximiliano Bagnasco

 

Na jep leksione humanizmi piktori argjentinas, per te neveritur ca gjoja intelektuale spurdhjake te plakur, te rrjedhur nga antivlerat, qe kujtojne dhe thone haptazi se i konsiderojne si mall te babait!

Rinia duhet te ngreje hidhujt e saj, jo te jepet pas idhujve pa krena se e detyrojne te duartrokase me dhune!

Nje respekt artistik per rinine qe e adhuron sportistin. Me mire nje Messi gjigand sa te shohim hije statujash mediokre qe propagandat e te gjitha llojeve kerkojne te ngrene ne mendjet e shqiptareve pikerisht ne formen e asaj dhune qe paraqet pllakati te Astiri, ku dhuna dhe viktima e saj, mberthyer ne nje perqafim gati seksual dhe goditje barbare, zhyten ne nje dhune dashurie dhe dashuri te dhuneshme, ku i dhuneshmi eshte real, kurse viktima kthyer ne hije.

Lionel Mesi ne fasaden e pallatit do te na frymezoje per dinjitetin personal, per betejat personale qe ndermarrim per bashkesine, per madheshtine e te voglit ne dukje, per suksesin si ai i golit qe nje dite do t’ja tunde rrjeten kundershtarit te dhuneshem qe ka perballe, per forcen e futbollit si shkolle e art per masat qe dine te krijojne heronjte e tyre, per sportin e shendetshem kunder mitingjeve manipuluese, logorese pa gol, lojes pa lojtare por me skllever qe duartrokasin, forces te paster te sportit kunder droges, hashashit, cigares, alkolit, sfilatave te genjeshtra, koha kur rinia shqiptare me besim te ngreje koken, te drejtoje trupin, duke shenjuar maja si i madhi Lionel Messi.

Poooo, eshte e mundur!

Faleminderit per ate bulez ajri qe piktori i njohur boterisht po n’a ofron me mbeshtetjen e Dekor Tirana.

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.