Koncert në Universitetin e Arteve me krijimtarinë e zgjedhur të Vasil Toles

Koncerti u organizua nga Akademia e Artit dhe Trashëgimisë-ODEA me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve.


Në hollin e Universitetit të Arteve është zhvilluar një koncert me krijimtarinë e zgjedhur korale e vokale të kompozitorit Vasil Tole. Koncerti u organizua nga Akademia e Artit dhe Trashëgimisë-ODEA me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve.

Pianiste dhe koncertmaestre ishte Ardita Bufaj, ndërsa koncerti u dirigjua nga Bujar Alliu.

Prej vitesh orientimi drejt vlerave kombëtare të muzikës sonë popullore është bërë një nga parimet e shkollës kompozicionale shqiptare, falë krijuesve të shquar Martin Gjoka, imzot Fan S. Noli, Thoma Nasi, Prenk Jakova, Lorenc Antoni, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Kozma Lara, Fahri Beqiri, Feim Ibrahimi, Thoma Gaqi etj.

Këtë orientim shfaqi dhe repertori i koncertit të djeshëm ku u prezantua për të parën herë albumi me krijime të reja korale, krahas disa romancave dhe dy pjesëve pianistike.

Kompozitori akademik Vasil Tole u shprehu mirënjohje interpretëve e pjesëmarrësve që kishin mbushur sallën me këtë rast. /ATSH

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.