Dita Botërore e Bletës, ministrja Krifca dhe ambasadori Japelj përurojnë një zgjua urbane
Në përurim, ambasadori Japelj prezantoi ekspozitën mbi panelet e pikturuara të kosheres, të cilat janë zeje tradicionale sllovene
Në kuadër të Ditës Botërore të Bletës, ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca përuruan një zgjua urbane me dy familje bletësh në çatinë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
POSTIMI I AMBASADËS SË SLLOVENISË
Në kuadër të festimeve të Ditës Botërore të Bletës, ambasadori Peter Japelj së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca përuruan një zgjua urbane në Tiranë.
Me kënaqësi ju njoftojmë se dy familje bletësh?? tani kanë një shtëpi në çatinë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ??
Në përurim, ambasadori Japelj prezantoi ekspozitën mbi panelet e pikturuara të kosheres, të cilat janë zeje tradicionale sllovene. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bletëve për polenizimin dhe aftësitë e bletarisë në kontekstin e #EU4Skills.
In the framework of the World Bee Day / Svetovni dan čebel celebrations, Ambassador Peter Japelj together with the…
Posted by Veleposlaništvo Slovenije v Tirani / Ambasada e Sllovenisë në Tiranë on Friday, June 2, 2023