Mozaiku i “Zojës së Këshillit të Mirë” vendoset në Bazilikën e Nazaretit, në Izrael

Në meshën e mbajtur morën pjesë Ambasadori Dr. Bardhyl Canaj dhe Keshilltarja Sonila Turshilla.


Një ngjarje e veçantë për Kishën Katolike shqiptare! Vendoset në Bazilikën e Nazaretit mozaiku i “Zojës së Këshillit të Mirë”, nga Atë Gazmend Tinaj i shoqëruar nga një grup prej më se 50 pelegrinësh shqiptarë të besimit katolik.

Qëllimi i realizimit të Mozaikut të “Zojës së Këshillit të Mirë”, është që të jetë e pranishme Kisha Katolike në Shqipëri dhe Kombi ynë, si “Pajtorja e e tij” në Nazaret, Israel, atje ku është edhe Bazilika kushtuar Lajmërimit të Zojës së Bekuar, meqë të gjitha kombet e botës kanë vendosur nga një imazhe të Zojës Mari që nderohet në vendet e tyre.

Vendi ynë deri më sot nuk kishte një Mozaik të Zojës Mari atje.

Në meshën e mbajtur morën pjesë Ambasadori Bardhyl Canaj dhe Keshilltarja Sonila Turshilla.

POSTIMI I AMBASADES SHQIPTARE NE IZRAEL

Ngjarje e veçantë për Kishën Katolike shqiptare, sot, në datën 3 Qershor 2023 vendoset në Bazilikën e Nazaretit mozaiku i “Zojës së Këshillit të Mirë” nga Atë Gazmend Tinaj i shoqëruar nga një grup prej më se 50 pelegrinësh shqiptarë të besimit katolik.

Në meshën e mbajtur me këtë rast mori pjesë Ambasadori Bardhyl Canaj dhe Keshilltarja Sonila Turshilla.

Qëllimi i realizimit të Mozaikut të “Zojës së Këshillit të Mirë”, është që të jetë e pranishme Kisha Katolike në Shqipëri dhe Kombi ynë, si “Pajtorja e e tij” në Nazaret, Israel, atje ku është edhe Bazilika kushtuar Lajmërimit të Zojës së Bekuar, meqë të gjitha kombet e botës kanë vendosur nga një imazhe të Zojës Mari që nderohet në vendet e tyre. Vendi ynë deri më sot nuk ka një Mozaik të Zojës Mari atje.

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra, Fretërit Françeskanë në Shqipëri nën kujdesin e Atë Gazmend Tinaj, Fretër Françeskanë të Kustodies së Tokës së Shenjtë (Israel dhe Palestinë), Bamirësja Mara Tinaj si dhe puna e palodhëshme dhe e shkëlqyer e artistëve Eduard & Albana Sinaj e bënë të mundur realizimin e kësaj vepre Fetare dhe artistike.

Ngjarje e veçantë për Kishën Katolike shqiptare, sot, në datën 3 Qershor 2023 vendoset në Bazilikën e Nazaretit mozaiku…

Posted by Ambasada Izrael on Saturday, June 3, 2023

“Nata me yje”, zjarri që ndez përjetimet e Vincent van Gogh

"The Starry Night" (Nata e Yjeve), e realizuar në vitin 1889, gjatë kohës kur Van Gogh qëndroi në një azil…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.