Mbi 400 Vespa ikonike ndaluan në sheshin “Skënderbej”
Qendra e kryeqytetit u shndërrua në një pistë ngjyrash dhe dritash, ku Vespat shfaqën elegancën, rrumbullakësitë e ndjesitë që këto motoçikleta romantike përcjellin.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje të kësaj parade të mbajtur në Tiranë.
“Mbi 400 Vespa ikonike nga Italia, Shqipëria, Kosova e rajoni ndaluan në sheshin “Skënderbej”, informoi ai.
Aktiviteti u mbështet nga Retro Albania dhe DPSHTRR.