King-Smith: Marrëveshja me Shqipërinë kundër emigracionit ilegal po jep rezultate

Ambasadori u shpreh se nga janari në maj ka pasur 90% më pak shqiptarë krahasuar me vitin e shkuar.


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith vlerësoi sot se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë kundër emigracionit ilegal po jep rezultate.

Në një intervistë televizive, King-Smith u shpreh se nga janari në maj ka pasur 90% më pak shqiptarë krahasuar me vitin e shkuar.

“Jam me të vërtetë i lumtur që marrëvesKing-Smith u shpreh se nga janari në maj ka pasur 90% më pak shqiptarë krahasuar me vitin e shkuar.
hja e arritur në dhjetor ndërmjet dy kryeministrave dhe marrëveshjet vijuese që kemi arritur, na thonë realisht se jemi partnerë të fuqishëm. Në gjashtë muaj jo vetëm që janë riatdhesuar më shumë shqiptarë në Shqipëri, më shumë se 1.800 por po shohim dhjetëra qytetarë që kthehen në Shqipëri çdo javë. Kjo është e rëndësishme jo sepse duam që njerëzit të qëndrojnë këtu, por sepse duhet të pengojmë njerëzit që të mos shkojnë në mënyrë të paligjshme”, tha ai.

Sipas ambasadorit, emigrimi i ligjshëm është rruga më e mirë.

“Nëse njerëzit duan të shkojnë në Britani, ata duhet të shkojnë rregullisht dhe jo në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, kjo marrëveshje na mundëson të bëjmë ndryshim me shifrat dhe kryeministrat kanë theksuar të dy se shifrat kanë rënë konsiderueshëm. Nga janari në maj, kemi 90% më pak shqiptarë krahasuar me vitin e shkuar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe 20% rënie në përgjithësi. Këto janë ndryshime shumë të rëndësishme. Marrëveshja me Shqipërinë është arsyeja përse besojmë se ka sinjal shumë pozitiv për të ardhmen, dhe se kjo marrëveshje mund të ndihmojë në ndalimin e këtyre dimensioneve negative”, tha Alastair King-Smith.

Po ashtu, Ambasadori bëri të ditur se Britania do të ndërmarrë sanksione të reja në javët e ardhshme.

“Kur bëhet fjalë për sanksione dhe veprime që duhen marrë për ata që ne gjykojmë se janë përfshirë në veprimtari kriminale dhe korrupsion, sërish ne ndjekim një qasje të balancuar. Kjo nuk shënjestron asnjë individ, sikurse e përcaktoi qartë Lord Peach, kur njoftoi atëherë valën e parë të sanksioneve, në korrik të vitit të shkuar, ata ishin kundër një sërë individësh. Sikurse e dini, kur bëhet fjalë për kufizime të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar, si në këtë rast, ne nuk i deklarojmë emrat, pra jo gjithkush e ka bërë publike përfshirjen e tyre në këtë valë sanksionesh. Por, sikurse edhe e thashë më parë, do të ketë valë të tjera sanksionesh kundër atyre të përfshirë në veprimtari kriminale dhe korrupsion”, tha Alastair King-Smith.

Sipas tij, qëllim i sanksioneve nuk janë individët, por llogaridhënia.

“Askush nuk qëndron mbi ligjin. Duhet të zbatohet për të gjithë në mënyrë të balancuar, jo e përqendruar vetëm te një parti politike apo grup. Këto janë vendime që janë ndërmarrë nga Ministri i Punëve të Jashtme, bazuar në informacionet dhe provat që ne kemi. Çështja këtu është se kjo mund të zbatohet për të gjitha grupet politike, mund të zbatohet për biznesmenët, për kriminelët dhe individë të tjerë, dhe nuk përqendrohet te një grup individësh ose partish politike”, tha Alastair King-Smith. /ATSH

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.