Erion Veliaj i dorëzon Yuri Kim “Çelësin e Tiranës”

Kryebashkiaku i kryeqytetit nderon ambasadoren amerikane


Në mbyllje të mandatit të saj në Shqipëri, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është nderuar me Çelësin e Qytetit të Tiranës nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Ai çmoi punën e ambasadores dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në 3 vite e gjysmë që ajo punoi në Tiranë, ndërsa e ftoi ta konsiderojë kryeqytetin shqiptar si shtëpinë e saj, kudo që ajo të ndodhet në misionet e saj diplomatike.

“Ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme që të kemi pasur në qytet, si qytetare të Tiranës. Të falënderoj shumë për dashurinë, për kujdesin, të falënderoj shumë për bashkëpunimin fantastik që skuadrat tona kanë pasur. Mezi pres që të kthehesh prapë, ta trajtosh këtë vend si shtëpinë tënde. Kjo është arsyeja pse dua që, në emër të qytetit të Tiranës, të të nderojmë me ‘Çelësin e Qytetit’, si një mënyrë simbolike për të kuptuar se kjo është një derë e hapur, është një shtëpi e hapur, është një zemër e hapur dhe ne nuk i harrojmë miqtë”, u shpreh Veliaj.

Ambasadorja Kim u shpreh se Tirana ka qenë një shtëpi për të dhe se tanimë që po largohet, ajo do të mbetet familja e saj.

“Tirana ka qenë si një shtëpi për 3 vitet e fundit dhe do jetë shumë e vështirë për t’u larguar nga shtëpia, por kam ndjesinë që do të mbetet familja ime dhe shpresoj që gjithmonë të rikthehem në shtëpi”, u shpreh ajo.

“Nata me yje”, zjarri që ndez përjetimet e Vincent van Gogh

"The Starry Night" (Nata e Yjeve), e realizuar në vitin 1889, gjatë kohës kur Van Gogh qëndroi në një azil…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.