Maximiliano Bagnasco, piktori që bëri të pavdekshëm Lionel Mesin në Tiranë

Mediat e mëdha ndërkombëtare shkruajnë për Leo Mesin e pikturuar nga muralisti argjentinas


Nga Dash Frashëri, botues i DashArt.al

“Mural Fest Tirana 2023” është një nga aktivitetet më të veçantë që zhvillohet në kryeqytet si nismë e Drejtorisē së Dekorit nga Bashkia e Tiranës dhe kuruar nga Shoqata Kulturore VIZart, e cila drejtohet nga piktori i njohur me famë ndërkombëtare, Helidon Haliti.

Janë 15 artistë pjesëmarrës në fushatën  e këtij viti të Muralfest, “Shijo botën e ngjyrave 2023”, të sponsorizuar nga “Polaroid eyewear” dhe Birra “Peja”  dhe që zhvillohet nga 15 maji deri në 30 qershor. Nga Shqipëria janë Franko Dine dhe Eljan Tanini. Nga Argjentina vjen i famshmi Maxi Bagnasco.

Eshtë pikërisht, Helidon Haliti, i nderuar së fundi me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, ai që e “zbuloi” piktorin muralist argjentinas, gjatë një vizite punë në Moskë, atje ku Maximiliano Bagnasco kishte realizuar një mural shumë të bukur.

Maxi e trashëgon dashurinë  për pikturën nga babai i tij, i cili gjithshtu vizaton, por është i vetmi nga pesë vëllezërit që pati talent për pikturë.

Kur Haliti i propozoi Bagnascos të vinte në Shqipëri, piktori argjentinas nuk u mendua gjatë. Argjentinasi nga Buenos Aires ra shumë shpejt në dashuri me Tiranën, të shndërruar tashmë në “kryeqytetin e muraleve”.

“E pëlqej shumë Tiranën. Ja kalova shumë mirë këtë kohë në Shqipëri”, tha piktori 41-vjecar për DashArt.al, i cili ka pikturuar në shumë vende të botës, dhe pëlqen më shumë Italinë.

Një vit më parë, maj 2022, Maximiliano Bagnasco kishte pikturuar në Ferizaj të Kosovës, një mural shumë të bukur: “Mona Lizën e Kosovës”.

Por, çfarë do të pikturonte Maxi në Tiranë?

Lionel Mesi, kapiteni i Argjentinës, kampion bote me “Albiceleste”, pikërisht gjashtë muaj më parë në Botërorin e Katarit, është shumë popullor në Shqipëri dhe adhurohet po njësoj, ashtu si në të gjithë botën.

“Në fakt, nuk e zgjodha unë Mesin për ta pikturuar, por ishte Helidoni që e pati këtë ide. Kam pikturar shumë murale me Mesin, por ky në Shqipëri është i pari dhe i vetmi deri tani që e kam realizuar jashtë Argjentinës”, thekson Bagnasco, i cili është gjithashtu një adhurues i Diego Armando Maradonës.

Në parakrahun e tij të majtë ai ka pikërisht, një tatuazh ku është vizatuar numri 10, numri që mbante në fanellë Maradona, ish-kapiten i Argjentinës dhe gjithashtu kampion bote.

“Tani adhuroj Mesin, por kur unë kam qenë i ri e kam parë duke luajtur Maradonën. Kam bërë shumë murale me Maradonën. Kur Maradona vdiq njerëzit më kërkuan shume murale. E kam pikturuar në Buenos Aires, Napoli, Majami. U bëra shumë i famshëm kur pikturova Maradonën”, thekson Bagnasco.

Lionel Mesi është një përzgjedhje shumë e mirë, e duhura.

Dhe filloi menjëherë nga puna: gati 10 orë në ditë pa ndërprerje, për të realizuar kryeveprën e tij.

Ditë pas dite, piktura merr formë.

Si një dashamirës i artit, dhe për më tepër botues i DashArt.al, një vizitë në vendin ku po realizohej kryevepra ishte mëse normale.

Lajmi se ylli i futbollit botëror, Lionel Mesi, kishte “ardhur” në Tiranë mori dhenë. Vizitorë të shumtë pozojnë para murales, madje të veshur me fanellën me numër 10 të kapitenit të Argjentinës.

Puna ecën shumë mirë.

Mediat e mëdha ndërkombëtare, përfshirë dhe “Washington Post” shkruajnë për Lionel Mesin e pikturuar nga Maximiliano Bagnasco.

Piktori muralist i famshëm argjentinas, Maximiliano Bagnasco , përveç portretit fantastik të yllit botëror Lionel Mesi, realizoi në Tiranë edhe këtë vepër shumë të bukur kushtuar Birrës Peja – Në këto tri foto jepet ecuria e realizimit të kësaj kryevepre.

Një vizitë te Muzeu Kombëtar në Krujë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është një kujtim shumë i mirë, aq më tepër që muzeu ka me dhjetëra vepra të bukura arti.

Maxi është i pranishëm në mediat televizive dhe në shtypin e shkruar, si në Argjentinë, ashtu edhe në Shqipëri.


Sot Maximiliano Bagnasco niset drejt Argjentinës, atdheut të tij të dashur, por në Tiranë ai bëri të pavdekshëm një yll botëror, Lionel Mesin, por dhe një mik të mirë të tij.

Krijova një miqësi të bukur me Maxin, me këtë piktor të famshëm muralist!

Gracias – Faleminderit Maxi!

“Nata me yje”, zjarri që ndez përjetimet e Vincent van Gogh

"The Starry Night" (Nata e Yjeve), e realizuar në vitin 1889, gjatë kohës kur Van Gogh qëndroi në një azil…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.