Kumbaro: Pika kufitare e Muriqanit, kartëvizitë dinjitoze e turizmit shqiptar!

Ministrja e Turizmit: Muriqani, portë e rëndësishme për hyrjen e turistëve që vijnë nga Kroacia, Mali i Zi apo Kosova


Në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër, që shërben si portë hyrëse për mijëra vizitorë, ka nisur procesi i rikualifikimit, për të siguruar standardet më të larta të mikpritjes dhe informacionit për Shqipërinë turistike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali si dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli inspektuan sot këtë pikë kufitare, ku është rritur me 30 % fluksi i të huajve që hyjnë në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.

Kumbaro informoi se nga janari deri tani numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri është rritur me 60 %.

Ajo u shpreh se ka filluar puna për rikualifikimin e pikës kufitare në Muriqan.

“Në bashkëpunim me doganat kemi nisur punën me të gjitha pikat kufitare për përgatitjen e mikpritjes së të gjithë turistëve. Muriqani është një nga portat më të rëndësishme që kemi për hyrjen e turistëve që vijnë nga Kroacia, Mali i Zi apo Kosova.

Kumbaro theksoi se është një punë e nisur prej javësh në të gjitha portat hyrëse të vendit.

“Puna konsiston që nga higjienizimi dhe rishikimi i gjithë cilit shërbyes dhe deri tek projektet e rikualifikimit. Kemi ende punë për të bërë pasi do të pastromë gjithë tabelat që janë vendosur nga subjekte të ndryshme private. Duam që të gjithë ata që ikin ose vijnë të kenë ndjesinë e mirë të një kartoline të bukur midis peizazhit dhe shërbimeve të mikpritjes. Një kartëvizitë dinjitoze të turizmit shqiptar”, tha ajo.

Kumbaro informoi se po bashkëpunohet edhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe do të rikualifikohen të gjitha kioskat e shërbimit.

Spiropali theksoi se Muriqani është portë hyrëse në Shqipëri dhe kjo ndërhyrje ishte domosdoshmëri.

Nga ana e tij, Gazheli informoi se në pikën e përbashkët kufitare me Malin e Zi dje për 24 orë kanë kaluar kufirin shqiptar 12 mijë turistë dhe pasagjerë.

“Gjatë pikut shkojnë 22-24 mijë pasagjerë në ditë. Shqipëria është në hartat globale të turizmit”, tha ai./ATSH

? MURIQAN, SHKODËR – Në pikën kufitare që çdo ditë shërben si portë hyrëse për mijëra vizitorë

?Muriqan, Shkodër – Në pikën kufitare që çdo ditë shërben si portë hyrëse për mijëra vizitorë dhe ku ka nisur procesi i rikualifikimit, për të siguruar standardet më të larta të mikpritjes dhe informacionit për Shqipërinë turistike ?️?️⛵️??️?

#VetëmPërpara➡️

Posted by Edi Rama on Tuesday, June 13, 2023

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.