Europol: Kërcënimet prej terrorizmit dhe dezinformimit mbeten të larta

Agjencia Policore e Bashkimit Evropian, Europol, deklaroi se rreziku i sulmeve terroriste në Bashkimin Evropian dhe kërcënimi i fushatave dezinformuese mbeten të larta.


Agjencia Policore e Bashkimit Evropian, Europol, deklaroi se rreziku i sulmeve terroriste në Bashkimin Evropian dhe kërcënimi i fushatave dezinformuese mbeten të larta.

‘’Grupet terroriste xhihadiste përbëjnë kërcënimin më të madh’’, sipas raportit vjetor të agjencisë mbi situatën dhe tendencat e terrorizmit të Bashkimit Evropian (TE-SAT) të paraqitur në Hagë.

Sipas Europool, edhe disa aktivitete terroriste të ekstremit të djathtë dhe të majtë mund të rriten gjithashtu.

Europol ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë po ndikon gjithashtu në sigurinë publike, kryesisht për shkak të fushatave dezinformuese të organizuara nga grupet pro-ruse që mund të polarizojnë dhe nxisin dhunën terroriste dhe ekstremiste.

Sipas raportit, shumica e 380 të dyshuarve terroristë të arrestuar vitin e kaluar ishin me origjinë islamike.

‘’Në vitin 2022, në BE u raportuan 28 sulme terroriste me katër persona u vranë: dy në një sulm nga islamistët dhe dy në sulme të ekstremit të djathtë’’, theksoi Europol. /ATSH

Lexo më shumë nga

Kryeqyteti i Ekspozitave!

Grupimi "Nëntori" dhe grupimi "PranverArt" hapin ekspozitat e tyre, që të dy në orën 18:00 në galeritë FAB dhe GAT.

15 vjet
“DKullolli Art – Studio”!

Në 2009 ishte një projekt ambicioz. Sot, në vitin 2024 është një dyqan prestigjioz i materialeve të artit në Shqipëri.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.