Rama: Saranda mirëpret 35 mjete retro të Old Car Club – Bari (ASI)

Pjesemarrësit e turit vizitojnë qytetin antik të Butrintit.


Në qytetin bregdetar të Sarandës janë ekspozuar 35 mjete retro nga Old Car Club – Bari (ASI).

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky koleksion retro, si dhe nga vizita e pjesëmarrësve të këtij turi në qytetin antik të Butrintit.

“Saranda mirëpret 35 mjete të Old Car Club – Bari (ASI), në edicionin e tyre të 14-të turit të Mesdheu”, shkroi Rama.

?⛵️☀️Saranda mirëpret 35 mjete të Old Car Club – Bari (ASI), në edicionin e tyre të 14-të turit të Mesdheut??

#VetëmPërpara➡️

Posted by Edi Rama on Saturday, June 17, 2023

Mjetet retro nga Old Car Club – Bari (ASI).do të zhvillojnë një tur në Sarandë, Ksamil, Butrint, Gjirokastër dhe Syrin e Kaltër.

Këto mjete zbarkuan dje në Portin e Durrësit, ku nisën rrugëtimin e tyre nga “Bukuroshja e Durrësit” drejt “Deas së Butrintit”.

Programi i turit është vizitë në Butrint, Ksamil, Syri i Kaltër dhe vendosja e mjeteve në shëtitoren e Sarandës shoqëruar me muzikë e DJ nga paraditja deri në mbrëmje.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.