Aktivitet mbresëlënës në Greqi nga Shoqata “Emigranti” dhe Shkolla e Gjuhës Shqipe “Naim Frashëri”

Morën pjesë ambasadorja Luela Hajdaraga dhe Oficerja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj


Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj morën pjesë në aktivitetin artistiko-kulturor të organizuar nga shoqata “Emigranti” Patra, kushtuar 15-vjetorit të themelimit të shoqatës “Emigranti” dhe të Shkollës së Gjuhës Shqipe “Naim Frashëri”, në ambientet e Universitetit të Patrës, Rio.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Hajdaraga falënderoi Drejtorin e Shkollës z. Iliaz Bobaj, Kryetaren e shoqatës znj. Kristiana Veliu dhe stafin pedagogjik, për kontributin e veçantë në promovimin e vlerave, traditave, kulturës dhe gjuhës amtare, duke u ndalur në punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur në edukimin e brezave të rinj në diasporë. Gjithashtu, znj. Hajdaraga theksoi se mbështetja e Ambasadës në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës amtare dhe trashëgimisë kulturore, ka qënë dhe do të vazhdojë të mbetet e pakyrsuer.

Performanca e aktorës së madhe shqiptare znj. Margarita Xhepa, aktorit z. Eduart Stavri Çala, kompozitorit z. Jorgo Duri, dhe sopranove z. Gëzim Xhaxhaj, znj. Zina Zdrava dhe znj. Sofia Kola, si dhe përshëndetja e aktores së madhe znj. Roza Anagnosti, i dhanë një tjetër dimension këtij aktiviteti. Pjesë e aktivitetit kulturor ishin gjithashtu dhe fëmijët e shkollës së gjuhës shqipe me recitime, këngë dhe valle popullore si dhe grupi artistik i shoqatës “Zëri i Traditës”.

Aktivitetin nderuan me pjesëmarrjen e tyre deputetja e qytetit të Lushnjes znj. Lindita Buxheli, përfaqësues të Bashkisë dhe të Qarkut të Elbasanit dhe të Lushnjes, kryetarë dhe anëtarë të shoqatave të ndryshme nga Greqia, Italia, Shtetet e Bashkuara, Anglia, Turqia, si dhe artistë shqiptarë me veprimtari në Greqi.

Z. Bobaj dhe znj. Veliu shprehën mirënjohjen e tyre për bashkëpunimin me Ambasadën dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj, si dhe për përfaqësuesit e ardhur nga Shqipëria dhe jo vetëm, për mbështjen e treguar kundrejt shoqatës.

? Patra – Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj morën…

Posted by Albanian Embassy in Greece – Ambasada Shqiptare në Greqi on Monday, June 19, 2023

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.