12 qarqet gati për në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, publikoi në rrjetet sociale një album fotosh të bukura nga Festivali Folklorik i vitit 1968.


Nën atmosferën e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, që pritet të nisë të shtunën në datë 24 qershor, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, publikoi në rrjetet sociale një album fotosh të bukura nga Festivali Folklorik i vitit 1968.

Fotot janë shkëputur nga filmi “Këngë e valle nga gurra popullore”, me regji të Gëzim Erebarës.

“Vallja devolliçe e djemve” dhe “Kcimi me tepsi” i Tropojës janë 2 nga perlat e trashëgimisë sonë jomateriale që transmetohen brez pas brezi së bashku me kostumet e mrekullueshme kombëtare që janë vlera unikale të traditës sonë.

Ndërsa, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, shpërndau më herët një video me valltarë të trevave të ndryshme shqiptare dhe shkroi se, “edhe katër ditë deri në hapjen e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Të 12 qarqet janë gati. Edhe Gjirokastra po bën përgatitjet e fundit”.

?? Po numërojmë ditët mbrapsh deri në hapjen e Festivalit Folklorik Kombëtar!
? Gjirokastra po bën përgatitjet e fundit…

Posted by Elva Margariti on Monday, June 19, 2023

Në përmbyllje të postimit të saj, ministrja Margariti ftoi të gjithë artdashësit duke shkruar se, “24 qershor – 1 korrik, të gjithë në kalanë e Argjirosë!”

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.