Princ Leka në darkën gala në Amsterdam, kushtuar fondacionit të Mbretëreshës Geraldinë
Një ngjarje kushtuar bamirësisë dhe një mundësi për të ndërtuar miqësi të reja mes Shqipërisë dhe Holandës
Trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Princ Leka II, mori pjesë në darkën gala “Tulip”, në Amsterdam, në Holandë.
Sipas Princit Leka, veprimtaria e bamirësisë iu kushtua fondacionit të Mbretëreshës Geraldinë.
“Një ngjarje e bukur kushtuar bamirësisë dhe një mundësi për të ndërtuar miqësi të reja mes Shqipërisë dhe Holandës”, shkruan Princ Leka në postimin e tij në rrjetet sociale.
POSTIMI I PRINCIT LEKA
Disa foto nga darka gala “Tulip”, në Amsterdam. Një ngjarje e bukur kushtuar bamirësisë dhe një mundësi për të ndërtuar miqësi të reja mes Shqipërisë dhe Holandës. Veprimtaria e bamirësisë iu kushtua fondacionit të Mbretëreshës Geraldinë. Dua të falenderoj Presidentin e Tulips Ball Clemens van Steijn dhe komitetin drejtues për mikpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme!
Disa foto nga darka gala “Tulip”në Amsterdam. Një ngjarje e bukur kushtuar bamirësisë dhe një mundësi për të ndërtuar…
Posted by Princ Leka on Friday, June 23, 2023