Ambasadori Dredha nderohet me medalje nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Në përfundim të misionit diplomatik, Ermal Dredha, u nderua me Medaljen “Urdhri i Pavarësisë, Klasi i Parë”


Ambasadori i Republikës Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ermal Dredha, në përfundim të misionit diplomatik u nderua me Medaljen “Urdhri i Pavarësisë, Klasi i Parë”, akorduar nga Lartësia e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe, për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënive mes dy vendeve.

Aktualisht, Ermal Dredha u votua si kryebashkiaku i ri i Vlorës, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

POSTIMI I AMBASADORIT DREDHA

Në përfundim të misionit si Ambasador i Republikës Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe pata nderin e veçantë të pranoj nga Ministri i Shtetit, z. Ahmed Al Sayegh, Medaljen “Urdhri i Pavarësisë, Klasi i Parë”, akorduar nga Lartësia e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Motivacioni: Për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënive mes dy vendeve tona.

Mirënjohës dhe i nderuar ti shërbeja vendit tim, bashkëkombasve të mi, dhe patjetër, forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

?Në përfundim të misionit si Ambasador i Republikës Shqipërisë ?? në Emiratet e Bashkuara Arabe ??, pata nderin e…

Posted by Ermal Dredha on Saturday, June 24, 2023

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.