Koncerti “10 vite Vox Baroque” magjeps shikuesit te “Zemra e Krishtit”

Ansambli Barok të Forcave të Armatosuara u drejtua nga dirigjenti dhe cembalisti italian, Stefano Demicheli


Nga Dash Frasheri, botues i TiranaDiplomat.com

“10 vite Vox Baroque” – Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke.

Një koncert nga më të bukurit u zhvillua në Tiranë, te Kisha Katolike “Zemra e Krishtit”, që ndodhet te Rruga e Kavajës, një prej artiereve rrugore më të rëndësishme të kryeqytetit.

Koncerti i 10-vjetorit ishte titulluar “Viaggio intorno a farinelli” – “Udhëtim rreth Farinelit” , me muzikë e dedikuar zërava kastrat, në bashkëpunim me Ansamblin Barok të Forcave të Armatosuara të Shqipërsë, drejtuar nga dirigjenti dhe cembalisti italian, Stefano Demicheli, cili ka drejtuar shumë orkestra dhe të performojë rregullisht në të gjitha sallat më prestigjioze të koncerteve dhe festivaleve përreth botës.

Në koncert morën pjesë disa nga këngëtarët operistikë kontrotenorë më të mirë të momentit në botë, të tillë si: Arnauld Gluck (Francë), Hugo Bolivar (Spanjë), Jonatas Luis Monteiro (Itali), Logar Tanner (SHBA) dhe Pasquale Auricchio (Itali).

Në program ishin pjesë të njohura nga kompozitorë të famshëm, si Antonio Vivaldi, Georrge Friedrich Handel, Antonio Leal Moreira, David Perez dhe Jean-Philippe Rameau.

Midis të pranishmeve ishin edhe ambasadorët e Holandës dhe Spanjës, Dr. Reinout Vost dhe Alvaro Renedo Zalba, si dhe diplomatë nga vende të tjera të akredituara nga Shqipëri.

Muzika bashkon njerëzit, me gjuhën e saj unike dhe midis tyre isha edhe unë, ku shijova perlat muzikore të interpretuara mjeshtërisht nga kontratenorët.

Ambasadori i Spanjes, Alvaro Renedo Zalba dhe Dash Frasheri, botuesi i TiranaDiplomat.com, pas koncertit

Performanca e kontratenorëve ishte e jashtëzakonshme, duken e  mahnitur të pranishmit që kishin mbushur plot sallën dhe duke bërë që pjesën muzikore të fundit, këngëtarët ta interpretonin sërish, me kërkesën e përsëritur të të pranishmëve, të cilët duatrokitën për minuta të tëra nxehtësisht.

Kryeqyteti i Ekspozitave!

Grupimi "Nëntori" dhe grupimi "PranverArt" hapin ekspozitat e tyre, që të dy në orën 18:00 në galeritë FAB dhe GAT.

15 vjet
“DKullolli Art – Studio”!

Në 2009 ishte një projekt ambicioz. Sot, në vitin 2024 është një dyqan prestigjioz i materialeve të artit në Shqipëri.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.