Enrique Iglesias i “vë flakën” Tiranës!

Këngëtari me famë botërore këndoi hitet e tij të njohura për të gjithë fansat e tij në Shqipëri


Këngëtari me famë botërore, Enrique Iglesias ndezi sot atmosferën në koncertin e zhvilluar në sheshin ‘Skënderbej’.

Iglesias këndoi hitet e tij të njohura për të gjithë fansat e tij në Shqipëri. Qytetarët sidomos të rinjtë shijuan muzikën e tij dhe kënduan hitet së bashku me të si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon”, “Subeme la Radio” etj.

Tirana sot?

Enrique Iglesias???

Posted by Erion Veliaj on Friday, June 30, 2023

Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve ’90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin.

Ai është një nga këngëtarët spanjollë me albumet më të shitura në botë. Iglesias numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 Iglesias është cilësuar nga Billboard si mashkulli më i suksesshëm i të gjitha kohërave në club dance style.

Pak para fillimit të koncertit këngëtari e famshëm spanjoll Enrique Iglesias u prit në takim nga kryebashkiaku erion Veliaj, të cilit i dhuroi Çelësin e Qytetit të Tiranës

Koncerti i Iglesias çeli Javën Spanjolle në Tiranë, gjatë të cilës do të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera.

Lexo më shumë nga

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.