Rama: Magjia e Gjirokastrës, në televizionin me audiencën më të lartë në Francë
Kryeministri Edi Rama ndan në rrjetet sociale reportazhin e përgatitur nga televizoni i njohur francez, TF1
Magjia e qytetit të gurtë, Gjirokastrës, me pazarin karakteristik, kulinarin, veshjet tradicionale, si dhe Kalanja madhështore, ishin fokusi i një reportazhi disa minutësh të transmetuar nga media franceze “TF1”.
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale reportazhin e përgatitur nga televizoni i njohur francez, duke theksuar se publiku frankofon ka shquar shembullin e kristaltë të një transformimi kolosal që ka ndodhur në Shqipëri.
“Surprizë e bukur në një prej televizioneve me audiencën më të lartë në Francë siç është TF1, që i dhuroi publikut frankofon në pesë minuta gjithë magjinë e Gjirokastrës, sokaket e së cilës gëlojnë nga turistët këtë fillim vere, në udhëtimin mbresëlënës nga legjenda e Argjirosë, deri te turizmi kulinar, natyror e kulturor që ofrohet në zonë, si shembulli më i kristaltë i transformimit kolosal që ka ndodhur në këto vite”,- thekson Kryeministri Edi Rama.
Gjirokastra në javën që sapo mbyllëm ishte në fokus të turistëve dhe për faktin se u zhviulluar Festivali Foklorik Kombëtarë, ku morën pjesë grupe muzikore e valltarë nga 12 qarqet e vendit, por edhe nga diaspora.
#BeautifulAlbania??❤️
???? Surprizë e bukur në një prej televizioneve me audiencën më të lartë në Francë siç është #TF1 që i dhuroi publikut frankofon në pesë minuta gjithë magjinë e Gjirokastrës, sokaket e së cilës gëlojnë nga turistët këtë fillim vere, në udhëtimin mbresëlënës nga legjenda e Argjirosë, deri te turizmi kulinar, natyror e kulturor që ofrohet në zonë, si shembulli më i kristaltë i transformimit kolosal që ka ndodhur në këto vite ?????♂️??♀️⛰️??
#VetëmPërpara➡️
Posted by Edi Rama on Sunday, July 2, 2023