Nis Shkolla Verore e Bullgarishtes, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Në ditën e parë të Shkollës ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov


Nis Shkolla Verore e Bullgarishtes për të tretin vit rradhazi, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nën koordinimin e Prof Assoc. Dr. Raqi Bello dhe Dr. Miranda Bello.

Kjo shkolle verore, organizohet nga Departamenti i Gjuhëve Sllave-Ballkanike në kuadër të Programit Erasmus+ që Universiteti i Tiranës ka me Universitetin Veliko Tërnovo “Shenjtorët Kirili dhe Metodij” të Bullgarisë.

Ajo synon t’u mundësojë studentëve dhe të interesuarve të tjerë përvetësimin e bullgarishtes në nivelet A1 – B1. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit në këtë shkollë, përmes leksioneve dhe referateve që do të mbahen nga profesorë dhe studiues të Universitetit të Tiranës dhe universiteteve bullgare (i Sofjes, Veliko Tërnovos, Blagoevgradit), do të pajisen me njohuri shtesë që kanë të bëjnë me çështje historike, gjuhësore, letrare dhe trashëgiminë kulturore bullgare në Shqipëri.

Në ditën e parë të Shkollës ishin të pranishëm, Zv. Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof.Assoc.Dr. Ogerta Koruti, Sh. T. Z. Ivaylo Kirov, Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, Prof.Dr. Dimitar Dimitrov, Rektor i St Cyril and St Methodius University of Veliko Tarnovo, Bullgari (online), Prof. Assoc. Dr. Adriatik Derjaj, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Sllave dhe Ballkanike, si edhe profesorë të FGjH-së.

Sot studentët u ndanë në dy nivele, atë fillestar dhe mesatar dhe sipas grupeve vazhduan me gjuhën praktike bullgare.

“Nata me yje”, zjarri që ndez përjetimet e Vincent van Gogh

"The Starry Night" (Nata e Yjeve), e realizuar në vitin 1889, gjatë kohës kur Van Gogh qëndroi në një azil…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.