“Darka e parë” e Joana Dhiamandit!

Ekspozita “Darka e Parë” e Joana Dhiamandit, në Parking Art Gallery, do të qëndrojë e hapur deri më 15 Shtator 2023.


Nga Dash Frashëri, DashArt.al

“Parking Art Gallery ka kënaqësinë tju ftojë në hapjen e Ekspozitës “Darka e parë” të Arkitektes Joana Dhiamandi”.

Ftesa për të marrë pjesë në hapjen e një ekspozite arti është përherë një kënaqësi e jashtëzakonshme për mua, si dashamirës dhe botues i blogut kushtuar artit, DashArt.al

Si një mik i familjes Dhiamandi –  me ta më lidhin disa “penelata të forta plot jetë” : qyteti ku kemi lindur, Përmeti; pjesëmarrja ime e dikurshme në ekspozita të artit figurativ (1980-1990), krushqia familjare, por dhe vetë autoren e konsideroj si një vajzë edhe të familjes sime – nuk mund të mungoja të mos isha i pranishëm në talovinën artistike të “Darkës së Parë” të shtruar për miq të artit dhe arkitekturës nga Joana.

Dash Frasheri, botuesi i blogut DashArt.al ne TiranaDiplomat.com dhe Arkitektja Joana Dhiamandi, autore e ekspozites.

TRADITE FAMILJARE

Joana, e vlerësuar si shumë e talentuar nga profesionistë të fushës, është rritur në një familje shumë të lidhur me artin dhe krijimin.

Prindërit e Joanës: Piktori Vasil Dhiamandi dhe Ing. Zhaneta Dhiamandi

Babai i saj është piktori i mirënjohur vitrazhist , Vasil Dhiamandi, i cili para viteve 1990 bëri një revolucion në imazhin komercial në shërbimet tregtare, në qytetin e Përmetit, por që bëri bujë deri në Tiranë, ndërsa nëna e saj, Zhaneta,  është inxhiniere  ndërtimi, me eksperiencë edhe ndërkombëtare, kryesisht në Greqi.

INTERVISTA NE MEDIA

“Darka e parë” në Parking vjen si reflektim artistik mbi procesin e transformimit, dhe ri-konceptimit të materies. Një rrugëtim konceptual i arkitektes Joana Dhiamandi, që hulumton transformimin si ekspresion i ndërlidhjes midis rikonceptimit të materies dhe ndryshimit fenomenologjik.

Dhiamandi punon me riciklimin e shisheve të qelqit me forma organike dhe abstrakte që fitojnë vlerë artistike në materien e rikonceptuar.

“Krijimtaria në fushën e qelqit ka qenë mjaft interesante. Kur kjo industri ka ekzistuar në Shqipëri ka prodhuar disa artefakte me shumë vlerë. Qelqi është për mua një material shumë novator.

Njerëzimi e ka krijuar inovacionin nëpërmet krijimit të xhamit, që në periudhën e lashtësisë. Arsyeja se përse unë po punoj me këtë material, ka të bëjë me traditën familjare.

Begraundi im është arkitektura, por vij nga një familje, ku im atë (Vasil Dhiamandi), është artist në fushën e xhamit, në vitrazh. Eshtë ndër të paktët që kanë arritur të mbajnë gjallë këtë zanat”, tha arkitektja Joana Dhiamanti gjatë një interviste televizive për emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), pak orë para se ekspozita të hapej zyrtarisht në orën 17:00.

EKSPOZITA

Joana Dhiamandi është arkitekte, artiste xhami dhe pedagoge, në Arkitekturë dhe Dizajn, përveç pedagoge në Departamentin e Dizajnit, ajo përfundoi doktoraturën duke u fokusuar në arkitekturën e shenjtë me temë “Arkitektura e Shenjtë”. Analiza e Teqeve Bektashi në Shqipëri”.

Joana është aktive dhe e përfshirë si anëtar e shoqërisë civile në Shqipëri, duke punuar gjithashtu për t’u angazhuar komuniteteve dhe të zhvillojnë një platformë të përbashkët për diskutim në arkitekturë dhe dizajni.

Gjithashtu bashkëthemeluese e WeWomen, një nismë për të krijuar një platformë për të frymëzuar, mbështjen, rrjetëzimin që fuqizojnë vajzat dhe gratë. Gjatë viteve të fundit, ajo ka qenë pjesë e disa konferencave shkencore dhe akademike, ndërsa një element që ajo e konsideron jetik për qasjen ndaj arkitekturës dhe dizajnit është krijimi i përvojave unike njerëzore në kohë dhe hapësirë.

Ekspozita e Joana Dhiamantit, “Darka e Parë” u realizua nën kujdesin e kuratorit Sead Kazanxhiu, nga Komiteti i Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë.

“Parking Gallery është një hapësirë alternative, që i dedikohet të gjithë artistëve të pakicave kombëtare, por jo vetëm. Pra, të gjithë skenës kulturore në Tiranë”, tha për DashArt.al, kuratori Kazanxhiu,

“Duke qenë se Joana merret me mediumin e qelqit, punon me materiale të riciklueshme, për mua ishte shumë interesante, pasi dhe qëllimi i galerisë sonë është që të flasi, të zhvillojë një lloj diskutimi për cështjet e mjedisit. 

Joana, përvecse është një artiste, po elaboron xhamin dhe një mënyrë estetike, por dhe funksionale. Ajo përdor dhe krijon enët apo pjatat e shërbimit. Për mua, arti është konsum. Ajo që konsumojmë në jetën e përditshme.  ‘Darka e Parë” e Joanës shënon një rikthim të saj dhe na fton të diskutojmë rreht tyre”, thekson  Kazanxhiu.

Në qendër të ekspozitës, Joana shtron një tavolinë me shishesh të shformëzuara dhe na fton në një “Darkë të parë” duke shërbyer gliko fiku për vizitorët. Kjo darkë shënjon një rrugëtim të ri të praktikës dhe marrëdhënies me rikonceptimin e materies së qelqit (shisheve) të përdorura.

Puna e saj përfshin instalacione qelqi me forma të ndryshme, ku qelqi shkrihet në një masë jo likuide e cila e lejon atë të punojë materien dhe t’i japë forma në mënyra të ndryshme.

Praktika e krijimtarisë së Joanës fokusohet në arkitekturë, dizajn dhe përdorimin e materies së qelqit, rikonceptimin e materies dhe krijimin e veprave artistike dhe produkteve utilitare, duke i dhënë një theks të veçantë funksionalitetit të tyre.

Nëpërmjet kësaj ekspozite Joana na fton në një eksperiencë unike hapësinore dhe emocionale, duke përdorur dizajnin arkitektonik dhe materien e qelqit. Puna e saj ndërthur artin estetik me funksionalitetin e dizajnit për të prodhuar dhe riprodhuar objekte dhe forma të ndryshme, duke ruajtur materien dhe duke ndryshuar formën dhe funksionalitetin e tyre.

Dhiamandi nëpërmjet punës së saj zbulon një materie të pavdekshme që rimerr vlerë krijuese, estetike dhe funksionale, pa cënuar ambientin që na rrethon. Ekspozita inkurajon politikat në rritje të ndërgjegjësimit të riciklimit dhe rikonceptimit të materialeve të përdorura, si një mënyrë për të reduktuar ndotjen ndaj mjedisit, si një problem global që na prek të gjithëve.

Dashamirësit e artit janë të shumtë. Ata e shijojnë cdo krijim qelqi të Joanës.

Përshtypjet e një ekspozite mbresëlënëse jaë të shkëlqyera. Gjithkush dëshiron dëshiron të lërë shënimin e tij, përfshirë edhe mua.

Eshtë një ekspozitë e bukur që krijon një atmosferë shumë pozitive midis të pranishmëve.

Ekspozita “Darka e Parë” e Joana Dhiamandit, në Parking Art Gallery, pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, dhe ka një përshkrim të sajin në tri gjuhë të ndryshme – shqip, anglisht dhe greqisht – do të qëndrojë e hapur deri më 15 Shtator 2023.

PJESEMARRJE NE EKSPOZITA NDERKOMBETARE

Arkitektja dhe artistja Joanan Diamanti ka marrë pjesë me punimet e saj në shumë ekspozia ndërkombëtare, në Venecia (Itali), Ljubjana (Slloveni), MIlano (Itali), etj, ku është nderuar edhe me cmime.

Venice Bienalle 2023_ Laboratory of the future!Part 1

Posted by Joana Dhiamandi on Friday, June 2, 2023

BIG SEE Award 2023, Ljubjana
Long time not see Ljubjana, still I came back for the right reason!

#bigsee #2023 #award #archutecture

Posted by Joana Dhiamandi on Tuesday, May 23, 2023

My favorite playground & boat of creation!

Traveling in colors, shades and textures of glass!

#glassart #joanadhiamandi #fuorasalone #architecture #artlover #fusion #metal

Posted by Joana Dhiamandi on Wednesday, April 19, 2023

Tirane, 13 korrik 2023

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.