Rama: Gryka e Këlcyrës, parajsa e “një mijë e një burimeve” që tërheq turistë të huaj

Turizmi po merr përmasë edhe në Peshtan, tek Gryka e Këlcyrës, ku turistët kanë nisur të eksplorojnë natyrën e bukur përmes lundrimit me kayak.


Turizmi po merr përmasë edhe në Peshtan, tek Gryka e Këlcyrës, ku turistët kanë nisur të eksplorojnë natyrën e bukur përmes lundrimit me kayak.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gryka e Këlcyrës, e njohur ndryshe si parajsa e një mijë e një burimeve, që zbresin nga mali i Trebeshinës e derdhen në Vjosë, ku sipas tij, “deri dje nuk shkelte askush, sot po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj”.

?‍♀Turizmi merr përmasë edhe në Peshtan, tek Gryka e Këlcyrës, ku turistët kanë nisur të eksplorojnë natyrën e bukur përmes lundrimit me Kayak. Gryka e Këlcyrës, e njohur ndryshe si parajsa e një mijë e një burimeve, që zbresin nga malet e Trebeshinës e derdhen në Vjosë, ku deri dje nuk shkelte askush, sot po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj dhe vizitorë vendas?️?

#VetëmPërpara➡️

Posted by Edi Rama on Monday, July 17, 2023

Peshtani është pjesë e programit “100 fshatrat” dhe investimet në vepra publike në infrastrukturë e mjedis, paralelisht me ato private, kanë krijuar modelin ekonomik të integruar agroturistik me impakt në zhvillimit rural.

Banorët kanë nisur t’i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina agroturistike, që janë mjaft të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët e huaj, që vijnë për të pushuar dhe eksploruar bukuritë e jashtëzakonshme natyrore të kësaj zone.

Peshtani është 16 km në lindje të Tepelenës, në bregun e majtë të lumit Vjosa, aty kush bashkohet lumi i Zagories me Vjosën. Ai gjendet në qendër të një prej grykave më të mëdha në Ballkan, Gryka e Këlcyrës 13 km, një monument i rrallë natyror.

Kjo grykë ka një formim shkëmbor shumë të veçantë, ku lumi Vjosa pushon midis dy maleve me një gjerësi maksimumi 1 km dhe me burime kristal që derdhen në Vjosë duke krijuar ujëvara me një bukuri të rrallë.

Gryka gjendet mes vargmaleve Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë dhe Shëndëlli-Lunxhëri-Bureto.

Peshtani ka po ashtu një perspektivë të mirë sa i përket përdorimit të Vjosës për turizëm. Duke qenë se Vjosa në Peshtan është në nga pjesët e saj më të bukura, aty ka filluar zhvillohet sporti i kanotazhit dhe për çdo vit shtohen grupet e turistëve që frekuentojnë fshatin për këtë lloj turizmi.

Një tjetër sport i pëlqyer nga vizitorët dhe turistët është ngjitja në mal. Nga Peshtani ekziston një shteg malor që përshkruhet me kalë i cili të fut në Luginën e Zagories dhe del në malin e Çajupit.

Rruga përshkon një territor prej 20 km plot me pyje lisi, bredhi, bliri dhe ujëra pafund, në një zonë tërësisht të paprekur.

“Dy kalorës arti në Luzat”

Përparim Kalo inauguron Galerinë e Artit në Luzat me veprat e Gazmend Lekës dhe Arben Bajos

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.