Vendbanimi 8500-vjeçar i Linit, më i vjetri në Evropë

Prej 8500 vjetësh aty ekziston vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë.


Një zbulim i rrallë ka dalë në dritë në Buqezë të Pogradecit (pranë Linit). Prej 8500 vjetësh aty ekziston vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë.

“Ky zbulim i ri përveç se ka vlerë të padiskutueshme historike dhe arkeologjike, do të jetë një pikë e re referimi për turizmin tonë”, shprehet prefekti i Korçës, Nertil Jole.

Arkeologët e Universitetit të Bernës në bashkëpunim me arkeologët shqiptarë kanë konfirmuar zbulimin e vendbanimit palafit (ndërtim mbi pilota druri ngulur në liqen), që i ka entuziazmuar mjaft.

Gjetjet pas gërmimeve kanë faktuar se ky vendbanim i lashtë, ishte qendra ku 8500 vjet më parë ka qenë zhvilluar bujqësia, zejtaria dhe peshkimi.

Albert Hafner, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës dhe Adrian Anastasi thanë se kemi të bëjmë me një vendbanim shumë më të lashtë se ato të gjetura në pjesën jugore të Italisë e në gjithë Europën.

Madje arkeologët zviceranë pohuan se vendbanimi palafit i Linit është 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër.

Lexo më shumë nga

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.