Rama: Velipoja, ndër detet më të pastër për cilësinë e ujërave

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga plazhi i Velipojës, i cili ofron mundësi argëtimi për çdo grupmoshë.


Velipoja është plazhi më verior i Shqipërisë me bukurinë dhe kontrastet e forta që e karakterizojnë, ndërkohë që ky bregdet renditet ndër më të pastrit në vend për cilësinë e ujërave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga plazhi i Velipojës, i cili ofron mundësi argëtimi për çdo grupmoshë.

“Deti i Velipojës renditet ndër më të pastrit për cilësinë e ujërave dhe me mundësinë që i ofrohet çdo grupmoshe për të kaluar pushimet pranë rërës së imët e tejet kurative”, u shpreh kryeministri.

Deti i Velipojës, me ujin e pastër e të kthjellët, ndërthuret me gjelbërimin e pishave që pushtojnë bregdetin.

Në Velipojë gjendet një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri. Rëra e tij me efektin kurativ, e ndërthurur me hijeshi me detin, ranishten, lumin, deltën me ishuj, kodrat, pyllin, lagunën e fushat, që ka bërë për vetë çdo vit pushues të shumtë.

MIRËMËNGJES ?

nga bregdeti i Velipojës që renditet ndër më të pastrit për cilësinë e ujërave dhe me mundësinë që i…

Posted by Edi Rama on Thursday, July 20, 2023

“Nata me yje”, zjarri që ndez përjetimet e Vincent van Gogh

"The Starry Night" (Nata e Yjeve), e realizuar në vitin 1889, gjatë kohës kur Van Gogh qëndroi në një azil…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.