Ivanka Trump zgjedh Shqipërinë për të pushuar

Vajza e ish-Presidentit amerikan Donald Trump ndodhet në Sarandë


Pas motrës së saj të vogël, edhe Ivanka Trump zgjedh Shqipërinë për pushime.

Vajza e ish-Presidentit Donald Trump ka zgjedhur pikërisht jugun për të pushuar, teksa ka preferuar një prej perlave të bregdetit shqiptar, siç është Ksamili, për të cilin po shkruajnë prej kohësh mediat më prestigjioze në botë.

Ajo është fotografuar edhe në një prej hoteleve të rëndësishme të Sarandës, ku dhe ka qenë për të drekuar.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanka viziton Shqipërinë. Në vitin 2021 ajo e shoqëruar sërish nga bashkëshorti ishte po në jug të vendit, ku ndër të tjera vizitoi edhe Butrintin.

Vetëm pak ditë më parë e motra e saj Tiffany Trump ishtë po ashtu në Shqipëri, ku dhe vizitoi Tiranën.

Ajo u pa në Padam përkrah bashëshortit të saj dhe pronarit të ‘Klan Kosovës’ Shkëlqim Devolli.

Këtë verë më shumë se asnjëherë tjetër, Shqipëria po bëhet zgjedhja e mjaft personazheve të njohur.

Në fillim të këtij muaji, Jack Ma një nga biznesmenët më të mëdhenj të botës, themeluesi i grupit Alibaba vizitoi për disa ditë Tiranën.

Tv Klan

Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla” sjell në Tiranë 256 artistë nga 54 vende

Dy ekspozita në edicionin e tretë të Bienales: “Të bashkëjetosh në një botë digjitale” & “Portreti i Dritan Abazovic”.

15 vjet
“DKullolli Art – Studio”!

Në 2009 ishte një projekt ambicioz. Sot, në vitin 2024 është një dyqan prestigjioz i materialeve të artit në Shqipëri.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.