Revista prestigjoze sllovene “Auto motor classic”, hapësirë të veçantë koleksionit shqiptar Retro.al

Revista prestigjoze sllovene “Auto motor classic”, ka dedikuar hapësirë të veçantë koleksionit shqiptar Retro.al


Revista prestigjoze sllovene “Auto motor classic”, në botimin e saj të radhës, i ka dedikuar hapësirë të veçantë koleksionit shqiptar Retro.al për organizimin e simpoziumit të parë në Shqipëri në bashkëpunim me FIVA, ku u mblodhën përfaqësues nga klube të mjeteve historike nga e gjithë bota, si dhe u ekspozuan mbi 80 mjete të koleksionit shqiptar Retro në Sheshin “Skënderbej”.

“Përmes një shkrimi të shkurtër mbi suksesin e aktivitetit në kryeqytetin shqiptar, simpoziumit me temë “Partneriteti dhe bashkëpunimi me qeverinë dhe institucionet e tjera” dhe disa përshkrimeve mbi vlerat që RETRO Albania mbart dhe përfaqëson për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe automotorizimin shqiptar, jemi të sigurt që jehona e saj do të përhapet edhe më shumë duke kaluar çdo kufi”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Sipas DPSHTRR-së, Shqipëria tanimë, njëjtë ose edhe më mirë se shumë vende të zhvilluara të rajonit, është pjesë e trashëgimisë kulturore ndërkombëtare për sa i përket sektorit automotiv.

Lexo më shumë nga

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.