Mes miqve në 96-vjetorin e Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze

REPORTAZH – Ceremonia e bukur festive mblodhi bashkë miq të Kinës dhe diplomatë të huaj


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

“Ushtria Kineze jep një kontribut të madh në ruajtjen e paqes dhe stabilitetin e botës!”.

Kështu e vlerësoi rolin e Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze, Atasheu Ushtarak i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Koloneli Ren Desheng, gjatë fjalës së tij të mbajtur në pritjen festive të organizuar dje në mbrëmje, në “Mak Albania Hotel”, me rastin me rastin e 96-vjetorit të themelimit të saj.

Ftesën për të marrë pjesë në këtë ceremoni të bukur mes miqsh, e pranova me shumë kënaqësi.

 

Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze, e themeluar në vitin 1927, konsiderohet si një nga ushtritë më të fuqishme në botë dhe është modernizuar me shpejtësi në dekadat e fundit. Ajo përbëhet nga Forca Tokësore (PLAGF), Marina (PLAN), Forca Ajrore (PLAAF), Forca Raketore (PLARF) dhe Forca Mbështetëse Strategjike (PLASSF). Me rreth 2.2 milionë personel aktiv, ajo është më i madhja në botë.

Komandanti i Përgjithshëm i saj është Presidenti Xi Jinping.

Ministër i Mbrojtjes është Li Shangfu.

Kina është një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë dhe dy vendet tona kanë një histori të përbashkët shumë dinamike para viteve 1990, me takime të nivelit shumë të lartë, përfshirë dy udhëheqësit Mao Ce Dun dhe Enver Hoxha.

Dy udhëheqësit Mao Ce Dun dhe Enver Hoxha.
Kryeministri i Kines, Cu En Lai me Sekretarin e Pare te Partise se Punes se Shqiperise, Enver Hoxha dhe kryeministrin Mehmet Shehu,

 

Për mua, si botues i Gazetës Online kushtuar Diplomacisë dhe Gjeopolitikës, TiranaDiplomat.com, ishte një mundësi e bukur për të ndjekur nga afër një aktivitet me karakter sa diplomatik, aq dhe shoqëror.

Protokolli i mikpritjes është tradicional. Një shtrëngim duarsh mirëseardhje me Atasheun Ushtarak, Kolonelin Ren Desheng dhe diplomatë të tjerë.

Dhe sigurisht, një foto me Të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kinës në Shqipëri, mikun tashmë të “vjetër”, Wang Dexin, me të cilin kam një marrëdhënie të shkëlqyer vëllazërore.

Janë qindra të ftuar, miq të Kinës dhe dashamirës së saj, ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Shqipëri, atashe ushtarakë nga ambasadatë tjera, ish-ministra, biznesmenë, njerëz të letrave dhe gazetarë, etj.

Ceremonia e bukur nisi me ekzekutimin e dy himneve kombëtare, ato të Shqipërisë dhe Kinës, të përcjella me respektin që meritojnë dhe me duartrokitje.

 

Atasheu Ushtarak i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Ren Desheng, mban fjalën e rastit.

“Në 96 vitet e fundit, Ushtria Kineze është zhvilluar nga një force e vetme toksore- në një ushtri të përbashkët- që integron forca toksore, detare, ajrore, raketore dhe ajo mbështetëse strategjike.

Gjate ketyre viteve, Ushtria Popullore luftoi me guxim, kapërceu vështirësi e pengesa të shumta- dhe dha kontribut të madh në revolucionin, ndërtimin dhe reformën e Kinës, si dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetin e botës.

Në të ardhmen, pavarësisht se sa e fuqishme bëhet ushtria kineze, Kina do të vazhdojë t’i përmbahet strategjisë së mbrojtjes aktive, të mos kërkojë hegjemoninë ose të kërcënojë sigurinë e vendeve të tjera.

Ndërkohë, Kina do të vazhdojë, me vendet e tjera të botës, të japë kontribute më të mëdha për ruajtjen e zhvillimeve te përbashkët dhe realizimin e komunitetit me një të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

Faleminderit që erdhët! Gezuar!”

Atmosfera e ceremonisë është shumë festive, dhe të gjithë shijojnë mikpritjen kineze, edhe pse eventi zhvillohet në “Mak Albania Hotel”, në Tiranë.

Analistja e mirënjohur e China Radio International, Dr. Marsela Musabelliu, është një ndër mikeshat e mia të ftuara, shkrimet e së cilës i lexoj me shumë kënaqësi.

“Kina që kam parë unë dhe Kina që tregohet në Shqipëri dhe Ballkan janë dy gjëra të ndryshme. Shkoj shpesh në Kinë dhe ajo unë kam parë është një sistem që funksionon, si një shoqëri në rritje dhe bën gjithmonë e më shumë për popullin e saj, duke rritur standardet e jetesës”, tha Dr. Musabelliu për TiranaDiplomat.com.

Profesor Doktor Hulusi Hako – Kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, 93 vjec, autor i 16 librave, po shkruan një libër për Kinën.

“Eshtë një libër kartolinë, kushtuar 75-vjetorit, prezanton Kinën, miqësinë shqiptaro-kineze, prishjen fatale të asaj miqësie dhe kritikën e optikës borgjeze perëndimore dhe shqiptare mbi Kinën”, tha Prof. Hako.

Për miq të mirë është përgatitur edhe një bufe e bollshme dhe e shumëllojshme.

I Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kinës në Shqipëri, konsulli Wang Dexin, bisedon dhe pi një gotë me të ftuarit e shumtë.

Të gjithë ndihen mirë në këtë atmosferë miqësore.

Një ceremoni mbresëlënëse! Miqtë e Kinës janë të shumtë në Shqipëri.

Një urim edhe nga unë si një mik i mirë i Kinës.


Tiranë, më 27 korrik 2023

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.