Ambasada amerikane uron 101-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria shënojnë sot 101-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.


Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria shënojnë sot 101/vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Në një mesazh publikuar në rrjetet sociale, ambasada amerikane theksoi se:

“Sot është 101-vjetori i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Lidhjet zyrtare diplomatike mes vendeve tona filluan më 28 korrik 1922, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku Presidenti i SHBA Wilson qëndroi në krah të popullit shqiptar për pavarësinë dhe sovranitetin e tij.

Vitin e kaluar, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, ne festuam miqësinë e ngushtë mes dy kombeve tona, duke theksuar aleancën e fortë strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Presidenti i SHBA Joe Biden dërgoi një mesazh të veçantë shprese për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për një të ardhme edhe më të ndritshme për popullin shqiptar. Urojmë për më shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi!”.

?? Sot është 101-vjetori i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Lidhjet zyrtare diplomatike mes vendeve tona filluan më 28 korrik 1922, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku Presidenti i SHBA Wilson qëndroi në krah të popullit shqiptar për pavarësinë dhe sovranitetin e tij. Vitin e kaluar, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, ne festuam miqësinë e ngushtë mes dy kombeve tona, duke theksuar aleancën e fortë strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Presidenti i SHBA Joe Biden dërgoi një mesazh të veçantë shprese për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për një të ardhme edhe më të ndritshme për popullin shqiptar. Urojmë për më shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi!

?? Today, marks the 101st anniversary of the official establishment of diplomatic relations between the United States and Albania. Official diplomatic ties between our countries began on July 28, 1922, shortly after the conclusion of the Paris Peace Conference, where U.S. President Wilson stood by the Albanian people for your independence and sovereignty. Last year, on the occasion of the 100th anniversary of diplomatic relations, we celebrated the close friendship between our two nations, highlighting the strong strategic alliance between the United States and Albania. U.S. President Joe Biden delivered a special message of hope for continued cooperation and for an even brighter future to the Albanian people. Here's to many more years of friendship and cooperation!

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Friday, July 28, 2023

Ambasada risolli edhe mesazhin e Presidentit amerikan, Joe Biden, drejtuar popullit shqiptar në vitin 2022, kur u shënua 100 vjetori i këtyre marrëdhënieve.

“Mbarë popullit shqiptar, i dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të SHBA. Kur Shtetet e Bashkuara mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë.

Një dashuri të përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë, të cilat nuk u thyen kurrë dhe kur populli i Shqipërisë i qëndroi dekadave në diktaturë.

Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të ofrojnë një të ardhme më të ndritshme dhe më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, shprehej Biden në mesazhin e tij në atë kohë”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.

Lexo më shumë nga

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.