Ambasadori Atay: Spitali i Fierit me pajisje superiore!
Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay, zhvilloi një vizitë në Spitalin Memorial të Fierit.
Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay, zhvilloi një vizitë në Spitalin Memorial të Fierit, i ndërtuar me kontributin e Turqisë nën kujdesin e posaçëm të Presidentit Recep Tayip Erdogan.
“Jemi krenarë për personelin dhe pajisjet superiore që shërbejnë për shërimin dhe kanë një vend të veçantë në zemrat popullit vëlla shqiptar”, shkruan ambasadori turk në Twitter.
POSTIMI I AMBASADORIT ATAY
U takuam me drejtuesit shqiptarë dhe turq, si dhe personelin mjekësor në Spitalin e Miqësisë në Fier.
Jemi krenarë për personelin dhe pajisjet superiore që shërbejnë për shërimin dhe kanë një vend të veçantë në zemrat popullit vëlla shqiptar.