Rama: Festivalet verore në “New York Times” dhe “Metro”

Mediet ndërkombëtare vijojnë t’i bëjnë jehonë Shqipërisë turistike dhe ‘Kala Fest’


Mediet ndërkombëtare vijojnë t’i bëjnë jehonë Shqipërisë turistike, kësaj here duke u ndalur edhe te festivalet e shumta verore që tërheqin turistë nga gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale shkrimet e prestigjozes amerikane “New York Times” si dhe të britanikes “Metro” të cilat shkruajnë për “Kala Fest”.

Rama vlerësoi se festivalet verore që po shtohen vit pas viti si “Kala” në Dhërmi, “South Outdoor” në Borsh, “UNUM” në Shëngjin, “Lova” në Livadh etj, janë ndër ambasadorët më të mirë të promovimit, zgjatjes dhe pasurimit të sezonit turistik.

“Për Shqipërinë mediat ndërkombëtare ‘New York Times’ dhe ‘Metro’, të cilat shkruajnë për ‘Kala Fest’ si një event për t’u prezantuar denjësisht me mrekullitë e bregdetit tonë, ndërsa festivalet verore që po shtohen vit pas viti si ‘Kala’ në Dhërmi, ‘South Outdoor’ në Borsh, ‘UNUM’ në Shëngjin, ‘Lova’ në Livadh etj, janë ndër ambasadorët më të mirë të promovimit, zgjatjes dhe pasurimit të sezonit turistik”, shkruan Rama.

Festivali veror “Kala Festival” në Dhërmi (31 maj-6 qershor) përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë.

Këtë vit morën pjesë mbi 3000 pjesëmarrës në javë, nga Britania e Madhe dhe vende të tjera europiane, si dhe DJ të famshëm ndërkombëtarë.

Festivali vjen si miksim i përkryer për promovimin e bregdetit, zhvillimin e ekonomisë lokale, konsolidimin e festivaleve dhe nisjen e sezonit veror më herët se çdo vit.

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.