“Kalldrëme me Ngjyra”, Klajdi Karati zbukuron me art Kalanë e Tiranës

REPORTAZH – Peneleta dinamike. Harmoni ngjyrash. Kompozime të bukura. Portrete të arrira


Nga Dash Frashëri, botues i DashArt.al

“Kalldrëme me Ngjyra”

Kështu titullohet ekspozita e piktorit të talentuar, Klajdi Karati, e hapur në Kalanë e Tiranës.

“Emri ka të bëjë simbolikisht me rrugën e artistit, që për muas si piktor është një rrugë e bukur kalldrëmi me ngjyra, për të shtruar edhe rrugën time drejt artit, pasi është edhe ekspozita ime e parë. E gjithë mbështetja për hapjen e ekspozitës është nga Kalaja e Tiranës dhe nën kujdesin e veçantë të zonjës Klodiana Toptani, e cila më ka përkrahur shumë. I jam mirënjohës”, tha Klajdi për TiranaDiplomat dhe DashArt.al.

 

Ekspozita ime

Posted by Klajdi Karati on Thursday, July 27, 2023

Kur Klajdi Karati mendoi ta hapte ekspozitën e tij të parë, pas pjesëmarrjes së suksesshme në një ekspozitë kolektive në Vlorë, e pati disi vështirë të përzgjidhte midis qindra punëve të tij.

Përmetar me origjinë – nga Bubësi artdashës – me Klajdin më bashkon jo vetëm të qenit përmetar, por edhe dashuria për pikturën.

Në fakt, kam shkruar për piktorë të tjerë përmetarë si Aleks Todhe, Pano Kondo, Arben Kristani apo Skënder Mihalçka, dhe ky për Klajdin ka një aromë të vecantë për mua. Një piktor përmetar më shumë, një mik më shumë.

“Për Pano Kondon kam konsideratat më të larta. Ka ushtruar të gjithë rrymat dhe tendencat në art”, thotë 24-vjeçari Klajdi Karati, i cili ka tetë vjet që vizaton dhe pikturon rregullisht.

Pano Kondo
Ekspozite nga piktori Pano Kondo

Peneleta dinamike. Harmoni ngjyrash. Kompozime të bukura. Portrete të arrira. Gjithcka që e bën një ekspozitë për ta shijuar si artdashës dhe vlerësuar si një profesionist.

Si cdo piktor, edhe Klajdi nuk i shpëton traditës së autoportetit. Një portet me penelata të ngrohta, si vetë karakteri i tij.

“Pasioni im për artin në përgjithësi dhe pikturën në veçanti nis qysh fëmijë. Ndërsa shokët e mi të fëmijërisë pëlqenin lojëra të ndryshme, unë preferoja të vizatoja. Lapsi dhe letra ishin bota ime”, tha Klajdi për DashArt.al.

Talenti i tij ra në sy menjëherë dhe prindërit e tij investuan te Klajdi, duke e dërguar djalin e tyre në kurse profesionale.

“Nuk rastis që të jem në një kafene të lagjes dhe të mos kem bllokun e skicave me vete. Piktori i madh vlonjat, Skënder Kamberi, thotë që nuk është piktor ai që nuk mban me vete bllokun dhe lapsin me vete. Për arsye se ne frymëzohemi dhe duam t’i hedhim ato në letër apo telajo. Preferoj pastelat më shumë”, thotë Klajdi, duke më treguar bllokun e tij të vizatimit.

“Në moshën 16-vjeçare bëra zgjidhjen e jetës sime. Pikturën. Kursin profesional e bëra me një mjeshtër të pikturës, si Zaim Elezi, të cilit i kam kushtuar edhe një pikturë në ekspozitën time. Zaja më mësoi bazën e vizatimit. Raportet harmonike të ngjyrave, këndvështrimin piktoresk, si cdo piktor e kam zhvilluar vetë, pasi ajo është dicka e brendshme”, thekson Karati.

Në ekspozitën “Kalldrëme me Ngjyra” janë ekspozuar shumë peizazhe.

“Më pëlqen natyra. Kam peizazhe nga e gjithë Shqipëria. Gjithmonë i mbaj ngjyrat dhe kavaletin në makinë. Pikturoj peizazhin ku ndodhem. Kam peizazh nga të gjitha qytetet, por më pëlqen të vecoj ato nga Përmeti, ku kam pikturuar Gurin e Qytetit, që është dhe simboli i qytetit”, shton Klajdi, duke dëshmuar edhe dashurinë për origjinën e tij.

 

Posted by Klajdi Karati on Tuesday, June 6, 2023

Vizitorët janë të shumtë. Edhe kurioziteti i tyre për ta njohur më nga afër “sekretin e ngjyrave”, po ashtu.

Kalaja e Tiranës është zonë turistike dhe të huajt janë ndër vizitorët më të shpeshtë.

Turist gjerman
Turist austriak
Turiste angleze
Turiste franceze

Klajdi vizaton “live”. “Klientët” janë të shumtë.

 

Posted by Klajdi Karati on Friday, July 28, 2023

 

Posted by Klajdi Karati on Sunday, July 30, 2023

Vizitorët dëshirojnë të bëjnë foto me piktorin e talentuar. Edhe djali i piktorit të madh, Guri Madhi pozon me Klajdin.

Një foto me Klajdin si dy përmetarë është edhe “Qershia mbi tortë”, si simbolika e një kësaj ekspozite. 

Por, edhe një kujtim prej meje. Kësaj radhe jam unë që e vizatoj Klajdin, këtë mik të ri dhe piktor të talentuar.

“Këshillat e BliArt”: 3 Strategji afatgjata për shitjen e veprave të artit

3 Strategji: Krijo një portal online - Zgjidh një kurator me eksperiencë - Bashkëpuno me një bloger

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.