Drejtori i muzeut “Gjergj Kastriot Skënderbeu”: Fluks i lartë turistësh, kryesojnë polakët

Gjatë muajit korrik ky muze u vizitua nga 11 500 turistë vendas e të huaj


Në 7 muajt e parë të vitit qyteti i Krujës ka tërhequr një numër të lartë turistësh vendas e të huaj.

Një fluks i lartë vizitorësh është shënuar në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, i cili mbetet një ndër destinacionet kryesore së bashku me pazarin e vjetër.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “në periudhën janar- korrik të këtij viti muzeu u vizitua nga 50 mijë vizitorë vendas e të huaj, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

“Ndërsa gjatë muajit korrik ky muze u vizitua nga 11 500 turistë vendas e të huaj”, shtoi Hafizi.

Sipas tij, turistët kryesisht janë nga Gjermania, Italia, Spanja, SHBA dhe Polonia, e cila shënon këtë vit edhe numrin më të lartë të vizitorëve të huaj.

“Ndërkohë që në Muzeun Etnografik po vijojnë punimet për pastrimin përfundimtar, ruajtjen e objekteve dhe vendosjen e ekraneve. Punimet pritet të përfundojnë në shtator”, tha Hafizi.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, Principatat Shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim. /ATSH

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.