Akademiku Eqrem Çabej, autori i Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe

Si sot, më 6 gusht 1908 lindi në Eskishehir, Turqi, akademiku i shquar Eqrem Çabej.


Si sot, më 6 gusht 1908 lindi në Eskishehir, Turqi, akademiku i shquar Eqrem Çabej.

Studimet fillore i kreu në Gjirokastër.

Më pas kreu shkollën e mesme në Klagenfurt dhe, pasi braktisi Fakultetin e Mjekësisë në Romë, u regjistrua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Gracit, e më pas në Universitetin e Vjenës, në Austri, ku dhe përfundoi studimet.

Me kthimin e tij në Shqipëri dha mësim në gjimnazin e Shkodrës, në Shkollën Normale të Elbasanit, në Liceun e Tiranës, si dhe punoi për një kohë të shkurtër në Ministrinë e Arsimit.

Më 1940 filloi punën ambicioze dhe fort të vyer për hartimin e Atlasit Gjuhësor të shqipes.

Pas Luftës së Dytë Botërore ishte anëtar i Institutit të Shkencave e më pas pedagog në Universitetin e Tiranës dhe anëtar themelues e akademik në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Çabej ka kryer studime në fushë të leksikologjisë, gjuhësisë historike të shqipes, dialektologjisë, etimologjisë, etj.

Është autor i botimit kritik dhe faksimile të “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe autor i Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe.

Akademiku Çabej ndërroi jetë pak ditë pas ditëlindjes së tij së shtatëdhjetë e dytë, më 13 gusht të vitit 1980.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.