Rama: Nëse jeni në Shkodër, mos e lini pa parë koleksionin e rrallë fotografik të Dinastisë së Marubëve!
Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri, në mesin e shekullit të 19-të
Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në qytetin verior të Shkodrës, konsiderohet një pasuri e madhe dhe me shumë vlerë për vendin.
Kryeministri Edi Rama, publikoi sot në rrjete sociale, foto nga ky muze, teksa ftoi vizitorët dhe turistët e huaj, që frekuentojnë Shkodrën në këtë sezon veror, të mos e lënë pa e parë, koleksionin e rrallë fotografik të Dinastisë së Marubëve.
“Nëse jeni në Shkodër, mos e lini pa parë koleksionin e rrallë fotografik të Dinastisë së Marubëve”, shkroi Rama.
Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, ka në fototekën e saj, fotografi me origjinë italiane. Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri, në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman.
Gjatë tre brezave ai, çiraku i tij Kel dhe djali i Kelit, Gegë, dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes luftës Ballkanike dhe Luftës së Dytë Botërore, deri në regjimin komunist të Enver Hoxhës.
Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës – revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj.
Nëse jeni në Shkodër, mos e lini pa parë koleksionin e rrallë fotografik të Dinastisë së Marubëve ??️
Posted by Edi Rama on Sunday, August 6, 2023