13 gusht -Dita ndërkombëtare e mëngjarashëve
Hulumtuesit besojnë se janë 40 gene të cilat ndikojnë në lindjen e një njeriu mëngjarash
13 gushti është Dita ndërkombëtare e mëngjarashëve dhe iu dedikohet 10-12% të njerëzve në të gjithë planetin.
Dita e sotme synon të japë informacionin e saktë që duhet të kenë njerëzit për ata që përdorin dorën e majtë. Hulumtuesit besojnë se janë 40 gene të cilat ndikojnë në lindjen e një njeriu mëngjarash.
Kush është mëngjarash nuk e ka të lehtë. Blloqet me spirale teli u vrasin dorën kur shkruajnë, dhe në makinë marshi apo pajisjet e tjera janë në anën e gabuar. – të paktën në vendet me qarkullim djathtas dhe jo si p.sh. në Angli majtas. Po ashtu për mëngjarashët është thuajse e pamundur të përdorin gërshërët e zakonshme, sepse nuk ushtrojnë dot presion mbi tehet e tyre.
Por ka edhe plot të mira po te jesh mëngjarash:
Jetëgjatësia
Në vitet 80të – 90të ekzistonte miti se mëngjarashët vdesin më herët. Kjo bazohet në një përllogaritje të gabuar të studiuesve në Kaliforni, sipas së cilës mengjarashët vdesin rreth 10 vjet më herët se ata që shkruajnë me dorën e djathtë. Por sipas prof. Chris McManus nga University College London studiuesit kishin harruar një element të rëndësishëm, që dikur numri i mëngjarashëve ishte më i ulët se sot, sepse dikur ata i detyronin të mësonin të shkruanin me dorën e djathtë. Sot kjo nuk ndodh, prandaj ka më tepër mëngjarashë dhe natyrisht që kjo ndikon edhe në statistikën e moshës.
Shumë personalitete janë mëngjarashë
Presidenti i SHBA-së Barack Obama është mëngjarash. Ndër personalitetet e tjerë mëngjarashë mund të përmenden: Albert Einstein, Bill Gates apo moderatorja amerikane Oprah Winfrey.
Mëngjarashët kanë gjymtyrë më të mira
Sipas një studimi të revistës shkencore “Laterality: Asymetries of Body, Brain and Cognition” të vitit 2005, mëngjarashët vuajnë më pak nga artriti. Studiuesit analizuan 1.247.344 dhe konstatuan se mëngjarashët kanë më pak infektime të gjymtyrëve dhe të konckave, që shkaktojnë artrit.
Armë sekrete në sport
Një mëngjarash që është një pitcher i mirë në bejsboll mund të bëhet arma sekrete e ekipit. Sepse një batter apo hitter që përdor gjithashtu dorën e majtë e ka të vështirë ta kapë goditjen e një pitcher-i mëngjarash. Kjo ka të bëjë me këndin e gjuajtjes.
Fakte të tjera interesante për mëngjarashët
Kur vizatojnë fytyrën e njeriut, e vizatojnë me fytyrë të kthyer në të djathtë
Kanë më shumë gjasa t’iu mbahet goja dhe të shqiptojnë me vështirësi disa fjalë
Mbizotërojnë në shumë sporte, veçanërisht basketboll, tenis, baskeball dhe not
E kalojnë pubertetin 4-5 muaj më vonë se ata që përdorin dorën e djathtë
Katër nga pesë dizenjatorët e kompjuterit Macintosh ishin mëngjarashë
Një në katër astronautët e Apollo ishte mëngjarash
Studimet tregojnë se ata përdorin më shumë anën e djathtë të trurit. Kjo është ndoshta edhe arsyeja pse janë më kreativë dhe me prirje drejt artit e muzikës
Më shumë se 2,500 mëngjarashë plagosen çdo vit, për shkak të përdorimit të objekteve të ndryshme që janë të destinuara për dorën e djathtë
Foshnjet e lindura para kohe kanë gjasa 10-12% të jenë mëngjarashë
Kanë tendencë për të përtypur ushqimin e tyre në anën e majtë të gojës
Janë më të prirur drejt alergjive dhe migrenës
Meshkujt kanë më shumë gjasa të jenë mëngjarashë në krahasim me femrat