Ambasada e SHBA nxit magjistratët të aplikojnë për vakancat në KLGJ dhe KLP

Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë


Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada nënvizon se, ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajtjen e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi.

“Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë” thekson ambasada e SHBA.

Ambasada rikujton të interesuarit se, afati i fundit i aplikimeve është e hënë, 4 shtator, 2023, teksa ka publikuar edhe dy adresat ku të interesuarit mund të aplikojnë:

Për KLGJ: https://bit.ly/3OENpAA

Për KLP: https://bit.ly/3qCqfTq

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.