Ndjenjë e çuditshme!

Dikur të putha në ballë, në sy,
por në buzë jo më, s’e di,
pëshpërita dhe si drita u fika,
bërtita butë dhe ika.


Nga Dr. Isidor Koti

Ndjenjë e çuditshme!

Dikur të putha në ballë, në sy,
por në buzë jo më, s’e di,
pëshpërita dhe si drita u fika,
bërtita butë dhe ika.

Ti kërkove të mbetemi dy lule,
ndjenjat dhe mendimet të përkulen,
të heshtur ndër yjet nëpër natë,
si ëndërrimet mbetur shkretë në shtrat.

Fjalët heshtin, mendimet vështrojnë,
vështrimet dëgjojnë, prekjet shkallmojnë,
shkon e vjen midis asaj që është dhe s’duket,
prandaj nuk heq dorë, që lulja mos këputet.

Oh, ndjenjë me mistere të çuditshme,
rrufehedhëse – shpirtpritëse,
askush nuk afrohet në largësi,
përderisa ishte ndjenjë dhe jo dashuri!

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.