”Libero” – Edi Rama, artisti i famshëm që punon si kryeministër

Harmonizimi i ngjyrave të gjetura nga Rama dhe rivitalizimi i Tiranës fillon nga ajo periudhë.


Bota është plot me njerëz të aftë për të arritur rezultate të shkëlqyera jo vetëm në profesionin e tyre kryesor, por edhe në fusha që mund t’i konsiderojmë si hobistë. Arritja në Bienalen e Venecias si kryeministër është me të vërtetë një gjë e rrallë.

Mes politikanëve italianë të së kaluarës, Amintore Fanfani disa herë kryeministër dhe president i DC-së i cili adhuronte pikturën abstrakte, madje mori duartrokitjet e një kritiku të ashpër si Carlo Ludovico Ragghianti, ndërsa socialisti, sindikalisti, presidenti i rajonit të Abruzzo-s Ottaviano Del Turco ishte përkushtuar më shumë pikturës figurative.

Asnjëri prej të dyve nuk e kaloi pragun e amatorit, ndryshe nga Edi Rama, veprat e të cilit renditen në tregun ndërkombëtar me dhjetëra mijëra euro.

“Të jesh kryetar i Bashkisë së Tiranës është forma më e lartë e artit konceptual. Eshtë art i pastër puro, deklaroi Rama disa vite më parë.

Kjo sigurisht mund të jetë forca shtytëse që e shtyu atë të vinte dorën për planifikimin urban të qytetit në lagje ku shtëpitë private ishin të degraduara. Rama, si një piktor i vërtetë, i kishte rilyer fasadat gri me ngjyra të ndezura dhe modele të gjalla.

Rezultati ishte befasues: banorët e pritën me entuziazëm transformimin dhe së shpejti “qyteti me ngjyra” u bë një atraksion i vërtetë turistik.

Harmonizimi i ngjyrave të gjetura nga Rama dhe rivitalizimi i Tiranës fillon nga ajo periudhë.

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.