Rama: Berati në trenat e Hamburgut në Gjermani

Qyteti 2400-vjeçar i Beratit me historinë dhe arkitekturën e tij tashmë po promovohet edhe në Gjermani.


Qyteti 2400-vjeçar i Beratit me historinë dhe arkitekturën e tij tashmë po promovohet edhe në Gjermani, duke ftuar kështu vendasit ta vizitojnë atë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotografi të veçantë, ku Berati promovohet në trenat e qytetit të Hamburgut në Gjermani.

Në vitin 2022 mbi 188 mijë vizitorë gjermanë zgjodhën Shqipërinë për pushimet e tyre, tendencë që vazhdon edhe këtë vit duke e kthyer tregun gjerman ndër më të rëndësishmit për turizmin shqiptar.

Willkommen in Berat?

??Berati në trenat e Hamburgut në Gjermani??

#EjaNëBerat?
#BeautifulAlbania??❤️

Posted by Edi Rama on Monday, August 21, 2023

Këtë vit Berati ka pasur një rritje rreth 50% në krahasim me vitin 2022, ku periudha janar- korrik 2023 numëron rreth 400,000 mijë turistë vendas e të huaj. Rreth 80% e turistëve në Berat vijnë nga vendet e huaja, kryesisht Evropa, por edhe Azia , SHBA , Kanada dhe Australia. Gjermanët, polakët, spanjollët, francezët, austriakët, italianët, etj.

Berati ka një sërë pikash turistike që zgjojnë interesin e turistëve si Qendra Historike e qytetit, Kalaja, Gorica Mangalemi qe kanë pasuri UNESCO, Muzeu Ikonografik Onufri, Qendra Mesjetare, objektet e kultit Bizantin dhe Xhamitë e vjetra të periudhës Otomane.

Lexo më shumë nga

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.